Reforma në Drejtësi/ Meta flet pas takimit me Bashën: Kërkova të miratohej sa më parë reforma, garantoj transparencë

0

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta ka mbajtur një konferencë për mediat në Kryesinë e Kuvendit pas takimit gati dyorësh me kreun e PD-së, Lulzim Basha në hotel “Rogner”.

Loading...

Takimi erdhi pas dështimit të negociatave mes mazhorancës dhe opozitës për miratimin e draftit të reformës në drejtësi. “I kërkova falje z. Basha për gabimin teknik të futjes në kalendarin e Kuvendit të reformës në drejtësi. Ndryshimet kushtetuese do të futen vetëm sipas ligjit dhe rregullores në kalendarin e Kuvendit”, tha Meta. Sa i përket dështimit të negociatave mes Bashës dhe Ramës, ku mësohet se ndarja qëndron në modelin me vende të rezervuara të këshillave të gjykatave dhe prokurorëve, Meta u duk sikur mbajti anën e opozitës. Ai tha se drafti duhet miratuar sipas rekomandimeve të “Venecias”. “Në ato raste kur Komisioni i Venecias nuk është eksplicit për çështje të caktuara, atëherë duhet të marrim për bazë rekomandimet e Opdat dhe Euralius”, tha Meta. Mirëpo, pas dështimit të negociatave dhe reagimit të ashpër të Ambasadës Amerikane ndaj opozitës, PD publikoi e-mailet me Opdat dhe Euralius duke treguar se modeli i vendeve të rezervuara ishte propozim nga ekspertët. Nga ana tjetër Meta pohoi se kryeopozitari Basha gjatë takimit shprehu angazhimin e opozitës për reformën, si dhe e njohu me problemet që shqetëson PD-në. Kryeparlamentari Meta theksoi se pika që ndante nga konsensusi ishte; zgjidhja e institucioneve të reja. “Zoti Basha shprehu angazhimin e opozitë spër miratimin sa më parë të reformës dhe më njohu me të njëjtë çështje parimore që ndan palët, atë të formulës së zgjedhjes së institucioneve beve të reja, e cila sipas opozitës duhet të behet me rekomandimin 88..Në cilësinë e Kuvendit të kuvendit mbeten i hapur për dialog që palët të arrijnë në konsensus.”, tha Meta. Kryeparlamentari theksoi se në takimin me kreun e PD-së u njoh me një pretendim konkret, të cilin tha se do ta ndjekë më vëmendje.

“Besoj që me vullnet të mirë kemi të gjitha mundësitë që shumë shpejt të ecim me procedurat parlamentare në një mënyrë konsensuale. Për mua është shumë e rëndësishme të bëhen të gjitha përpjekjet në orët që vijnë në minutat që vijnë për t’i dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve, por edhe partnerëve ndërkombëtarë një reformë kushtetuese në drejtësi, e cila të garantojë standardet më të mira ndërkombëtare dhe të jetë një reformë që të ketë përkrahjen e të gjithë aktorëve . Eshtë e domosdoshme ta kurorëzojmë me sukses këtë reformë, për t’i dhënë një mundësi Shqipërisë për çeljen e negociatave.”- deklaroi Meta. PYETJE NGA GAZETARËT Ju është kërkuar nga zoti Basha ndonjë kusht sa i takon reformës zgjedhore? Pas reagimit të PD me kalendarin e Kuvendit të enjten e kaluar, dhe qëllimi kryesor ka qenë garantimi i zotit Basha për të ecur para në një mënyrë demokratike. Kam dëgjuar nga zoti Basha dhe probleme të tjera, siç është ligji i dekriminalizimit, apo votimi elektronik dhe transparencë së zgjedhjeve. I kam bërë të qartë se ka mbështetjen e opozitës në vullnetin tim për të kontribuar në ligjin e dekriminalizimit dhe votimin elektronik. Nuk ka çështje të tjera parimore të padakordësuara që pengojnë vullnetin e opozitës për të dhënë konsensusin e saj. Ju do të thoni se s’ka vota jashtë maxhorancës për reformën në drejtësi. A keni rakorduar me Zotin Rama për takimin? Për këtë çështje parimore, maxhornaca është e hapur të ec me shpejtësi për procedurat e mëtejshme parlamentare. Qëndron apo jo për pretendimet e tyre, s’kam qenë pjesë e negociatave dhe s’jam pjesë e komisionit për këtë reformë. Duhet të kishim votuar këtë reformë me kohë, ndaj e kam thënë shpesh herë. Kam qenë i detyruar që të kërkoj një takim në nivelin më të lartë me opozitën, me Bashë. Para se të bëja publike ftesën, i kam telefonuar. Ideja ime ishte të takohesha me Bashën, Ramën, e përfaqësues të tjerë, dhe ndërkombëtar. Zoti Basha ka preferuar që takimi të ishte me mua si kryetar i Kuvendit. Ftoj të gjithë aktorët në minutat që kanë ngelur që të demonstrojnë transparencë dhe koherencë. Pasi për mua nuk është e rëndësishme se kush e ka fajin, por rëndësi ka që ky proces të realizohet në konsensus të plotë. Ju paraqitet një kusht për zgjidhjen e ngërçit për reformën në drejtësi? Nuk kam qenë i përfshirë në procesin e formulimit për reformën në drejtësi. P:ër këtë proces kam kërkuar githëpërfshirje dhe kam kërkuar se qendra e gravitet të konsensusit, i cili ngelet i vështirë për politikën tonë për shkak të kulturës së konfliktualalitetit. Jam shprehur qartë; pas opinionit final.

Loading...

Lini nje pergjigje