Punime në Jug të vendit/ Ja zonat dhe oraret që nuk do të kenë drita

0

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë, njofton se për shkak të punimeve që po kryhen për mirëmbajtjen e rrjetit, në disa n/stacione në jugperëndim do të stakojë energjinë elektrike.

Loading...

Për pasojë në disa zona në jug të vendit do të ketë kufizime të energjisë nga data 13-15 qershor.

Kështu OSHEE ndofton se në datat 13-14 qershor do të stakohet energjia në n/stacionin Jagodinë dhe Libofshë, nga ora 09:00-14:00.

Pa energji do të jenë: komuna Mbrostar Fier, fidri i naftës, Suk 1, Suk 2, Jagodinë, Arabaj, Marinëz, Vidhisht, Kuman, Luar dhe një pjesë e qytetit të Roskovecit, Libofshë, Karavasta, Ardenicë dhe subjektet private: Fabrika e Tullave “Fortis2”, Fabrika e Miellit “Mulliri i Artë”, ish-komuna Zharëz, Agimi, ish komuna Vajkan, Kolonjë, hidrovori dhe sektori i Lagunës së Karavastasë

Me 14 qershor do ketë punime në n/stacionin e Himarës nga ora 09:00-11:00. Pa energji: Himarë, Potam

Me 15 qershor stakohet energjia në n/stacionin Delvinë dhe linjën 35kv Bistrica 2 – Delvinë nga ora 09:00-14:00. Pa energji: Delvinë, Rezomë, fabrika e Vajit.

15 qershor stakohet energjia në linjën 35 kV Selenicë-Cakran nga ora 09:00-14:00.Pa energji: ish-komuna Cakran.

Me 16 qershor punime në n/stacionin Gorisht, nga ora 09:00-14:00. Pa energji: Karbunarë, Gorisht, Musta Rexhepaj, Aderaj, Dushkarakë, Gjonaj, Golimbasë, Sevaster.

Loading...

Lini nje pergjigje