Përplasja me armë me policinë, Gjykata lë në burg tre pjesëtarët e fisit Çapja

0
217

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg” pa afat për tre pjesëtarët e fisit Çapja nga Elbasani, të akuzuar për sulmin me armë ndaj punonjësve të policisë të këtij qyteti. Ndërkohë për pesë pjesëtarët të arrestuar nga policia për akuzën e veprimeve që pengojnë në zbulimin e të vërtetës, gjykata caktoi masën e sigurisë “Arrest me burg” me afat 30 ditor. Trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Bib Ndreca, zhvilloi seancat gjyqësore në ngarkim të të akuzuarve me dyer të mbyllura. Bëhet me dije se të gjithë të arrestuarit kanë dalë përballë togave të zeza veçmas nga njëri-tjetri. Fillimisht para gjykatës kanë dalë të dyshuarit Bledar Muça dhe Florenc Çapja, të cilët janë njohur me masën e sigurisë dhe do të mbeten në burg deri në përfundim të hetimeve. Nga ana tjetër, shtetasit Ambri Sinakoli, Fiqeret Meçe, Kastriot Peqini, Serxho Hakilja dhe Jetmir Shehu mbetën në burg me afat 30 ditor. Mësohet se i pranishëm në ambiente e Gjykatës së Krimeve të Rënda nuk ka qenë 48-vjeçari Ardian Çapja dhe seanca në ngarkim të tij u zhvillua në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” atje ku ai ndodhet i shtruar pas një ataku kardiak në zemër të pësuar ditën kur ndodhi sulmi ndaj punonjësve të policisë. Ndër të tjera mësohet se avokatët mbrojtës të të dyshuarve kanë kundërshtuar disa herë me gjyqtarin, por edhe me prokurorin e çështjes Blerim Tominaj, duke kundërshtuar provat por edhe trajtimin e klientëve të tyre nga policia. Mësohet se asnjë nga të dyshuarit nuk kanë pranuar të japin shpjegime për ngjarjen në Elbasan, ku u sulmua me armë makina me agjentët civilë të policisë. Ndërsa avokatët kanë pretenduar se nuk janë klientët e tyre, personat që kanë organizuar sulmin me armë ndaj policinë, duke i deklaruar të pafajshëm këta të fundit. Ata kanë pretenduar se policia jo vetëm që nuk ka zbuluar autorët e sulmit me armë në lokalin e familjes Çapja ku u vranë 3 persona dhe 6 të tjerë u plagosen, por ka arrestuar dhe dhunuar të dëmtuarit. Në të njëjtën kohë pala mbrojtëse mësohet se i ka kujtuar gjykatës se ndaj drejtuesve të operacionit të policisë për arrestimin e klientëve të tyre, do të bëhet kallëzim penal pasi pretendohet se janë dhunuar e torturuar të gjithë pjesëtarët e familjes, duke mos përjashtuar edhe gratë e fëmijët.

 

Sulmi me armë ndaj agjentëve të policisë

 

Sipas prokurorisë, pasditen e së enjtes, makina civile e agjentëve të vëzhgimit, e cila ndodhej rreth 100 metra larg bizneseve të familjes Çapja, është qëlluar me armë. Nga hetimet e para, dyshohet se Florenc dhe Ardian Çapja, bashkë me shokun e tyre Bledar Muça, kanë dyshuar se katër civilë u kishin zënë pritë në një makinë pranë hotel “Univers”. Ata kanë hapur zjarr ndaj tyre, por më pas rezultoi se civilët ishin agjentë të policisë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni, policia mundi të hyjë në ambientet e brendshme të hotel “Universit”, si dhe në banesat e familjarëve të fisit Çapja, duke arrestuar 8 persona si dhe sekuestruan 2 automatikë, 4 pistoleta, 4 automjete, mbi 900 fishekë, radio marrëse dhënëse. Sipas policisë, armët dyshohet se janë përdorur për sulmin ndaj policisë. Anëtarët e fisit Çapja kanë qenë në qendër të sulmeve të kohëve të fundit në Elbasan. Sulmi i fundit me armë ndodhi pak ditë më parë ku mbeti i plagosur Bledar Muça dhe një police, kalimtare e rastit. Dyshohet se sulmi ka ardhur nga ambientet e lokalit “Univers” i cili është në pronësi të familjes Çapja.

Ermal Vija

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here