Lushnjë/ PD protestë në Krutje: Mungon infrastruktura, mbetjet urbane situatë emergjente

0
144

Dhjetëra banorë të njësisë vendore Krutje në bashkinë e Lushnjës kanë dalë sot në protestën e organizuar nga Partia Demokratike për mungesën e disa shërbimeve jetike për ta. Ata kanë thënë se edhe pse është premtuar kohë pas kohë për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në Krutje, ‘asnjë prej drejtuesve të pushtetit vendor nuk e ka vënë ujin në zjarr për hallet e tyre’. Sipas tyre, ata ndeshen përditë me dhjetëra probleme por ato më të rëndësishmet dhe që duan zgjidhje urgjente janë infrastruktura rrugore dhe grumbullimi i mbetjeve urbane. Një tjetër shqetësim i ngritur në protestë ka qenë edhe krijimi i kushteve për të tregtuar produktet që prodhojnë pasi sipas tyre, tregu është përtokë dhe çmimet janë skandaloze dhe fermerët nuk kanë as rrugë për të shkuar në tokat që kultivojnë pavarësisht premtimeve sot e 25 vjet Kreu i PD Lushnjë, Myslim Murrizi i cili ka mbështetur këtë protestë e ka cilësuar jetike për banorët e zonës krijimin e mundësive për një jetesë normale dhe dinjitoze, pasi sipas tij në qeverisjen e sotme të PS por edhe atë të djeshme të PD këta banorë janë nëpërkëmbur dhe nuk kanë pasur asnjë investim për të përmirësuar jetën e tyre Banorët e Krutjes që kanë protestuar sot për mungesën e shërbimeve në infrastrukturë, grumbullim të mbetjeve urbane, ujitje dhe të tjera kanë deklaruar se do të përshkallëzojnë protestat nëse nuk merren masa për plotësimin e kërkesave të tyre nga bashkia e Lushnjës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here