Librazhd/ Dhunoi gruan për arsye xhelozie, arrestohet 41-vjeçari

0

Policia e Librazhdit ka arrestuar një shtetas 41-vjeçar pasi ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Burime nga policia thanë se shtetasi i arrestuar është Ilirjan Hoxha,  41 vjeç,  banues në fshatin Spathar Librazhd

Ky shtetas, u arrestua nga efektivat e policisë, gjatë  ditës së djeshme, pasi  gjatë një konflikt për motive xhelozie, dyshohet  të  ketë  ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij,  ndaj  shtetases N.H,  38 vjeçe.

Gjithashtu ky shtetas ka thyer  urdhrin  e mbrojtjes  të datës 01,06,2016,  lëshuar  nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor  Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

Lini nje pergjigje