Ja pse abuzimi verbal është po aq i dëmshëm sa abuzimi fizik

0

 Sipas një studimi të kohëve të fundit thuhet se abuzimi verbal dhe i vazhdueshmën në fëmijëri, është po aq i dëmshëm sa dhuna fizike duke lënë gjurmë të përhershme te fëmijët. Sipas raportit të letrës së Shëndetit mendor nga Universiteti i Havardit,fyerjet,ofendimet,të bërtiturat,kritikat,vënia në lojë etj mund të jenë po aq të dëmshme sa abuzimi fizik,seksual ao dëshimimi i abuzimit fizik në shtëpi. Ky raport tregon se kur abuzimi verbal është i vfazhdueshëm,shkakton çrregullim të stresit post-traumatik.Kërkimi në të cilin është bazuar dhe ky raport thekson se fëmijët që janë shenjestër të shfaqjeve të abuzimit verbal,kanë rreziqe më të larta për agresion fizik,shkelje të ligjit si dhe probleme sociale më shumë se fëmijët e tjerë. Të tjerë e kanë lidhur abuzimin verbal në fëmijëri më zhvillimin e personaliteteve të paqëndrueshme dhe të zemëruara,me çrregullime obsesive-kompulsive dhe paranojën. Shumë studime e lidhin abuzimin fizik dhe seksual me efekte që zgjasin në tru dhe në sjellje, por keqtrajtimi emocional nuk ka marrë të njëjtën vëmendje. Agresioni verbal vetëm rezulton të jetë një faktor i fortë i rrezikut të prekjes nga depresioni, armiqësia, zemërimi dhe çrregullimet e tjera të mossocializimit. Kërkuesit rekrutuan 554 të rinj të moshës 18 deri 22 vjeç,që iu përgjigjën pyetësorit rreth fëmijërive jo të lumtura dhe abuzimit verbal. Shembull tipik i përgjigjeve ishte rasti i një vajze 18-vjeçare e cila sapo kishte filluar kolegjin.Angela shprehet se ishte hera e parë që fliste në lidhje me këtë temë.Por nga ky studim u zbulua se agresioni verbal mund të ndikojë në zhvillimin e disa rajoneve vulnerable të trurit tek individët që preken. Pavarësisht shëndetit mendor, të rinjtë që janë keqtrajtuar më parë, shfaqën reduktime në vëllim me rreth 6 për qind në dy pjesë të hipokampusit dhe 4% reduktime në rajonet e tjera të trurit.Të dhënat tregojnë se hipokampusi i trurit dëmtohet nga nivelet e larta të hormonit të stresit.Stresi i parakohshëm e bën trurin më pak rezistent ndaj efekteve të stresit të mëvonshëm. Identifikimi i hershëm i problemeve agresive dhe ndërhyrja për t’i zgjidhur ato te fëmijët ka aftësinë të ndikojë në zhvillimin e fëmijëve në mënyra shumë pozitive. Ndërhyrjet terapeutike janë të rëndësishme për fëmijët e traumatizuar sepse rikthejnë ndjesine e sigursë dhe kontrollit.

Loading...

 

Përgatiti: Xhensila Nako

Loading...

Lini nje pergjigje