Flet kapiteni numër dy: Do të bëjmë maksimumin,me Francën barazim ose fitore

0
145

Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj ka folur për ndeshjen kundër Francës ku ka thënë se lojtarët kuqezinj do të japin gjithçka për të zhvilluar një lojë të mirë.

Në një deklaratë për mediat nga Franca, Hysaj nënvizoi se ndaj Francës do të bëhet maksimumi për të dalë me barazim ose fitore.

“Në sfidën ndaj Francës duhet të jemi të qetë për të pretenduar një fitore ose barazim. Ndaj Zvicrës kishim vështirësi, por është dicka normale pasi të gjithë kanë vështirësi si në fillim, mes apo në fund të ndeshjes. Ne kemi treguar se edhe me 10 lojtarë mund të vendosim në vështirësi kundërshtarin, ndaj Francës do të tentojmë me çdokusht për të marrë pikë dhe për të qëndruar në garë që të kualifikohemi në fazën tjetër.”, u shpreh Hysaj

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here