Diplomohet në fshehtësi vajza e Barack Obamës

0
159

Vajza e Presidentit amerikan, Malia Obama është diplomuar në shkollën e saj por ajo ka vendosur të jetë njësoj si prindërit e saj, të jetë e rezervuar e ta mbajë këtë ditë larg syrit të mediave. Familja Obama ka marrë pjesë gjatë ceremonisë së diplomimit, në shkollën private të “Sidëell Friends”.

Pas ceremonisë, Barack Obama e coi familjen e tij për një drekë në “Cafe Milano” në një restorant në Georgetoën. Që prej muajit janar të këtij, presidenti i SHBA-ve ka folur disa herë për këtë ditë, madje ka bërë edhe shaka duke thënë mos ma vini re nëse atë ditë më shihni me syze, për të mos e parë të emocionuar apo duke qarë.

Madje, Presidenti Obama u ka thënë bashkëpunëtorëve se ai i është përgjigjur negativisht ftesës për të folur në këtë ceremoni, sepse ai do mund të qajë.

Michele dhe Barack kanë tentuar përgjatë këtyre 8 viteve ti mbajnë vajzat e tyre Sasha dhe Malia larg mediave, për ti dhënë një fëmijëri sa më normale.

Malia ka shprehur interes për filmin dhe televizionin dhe pak javë më parë tha se po shqyrtonte mundësinë për të ndjekur studimet në “Harvard University” ndonëse këtë vit ajo nuk do të ndjekë studimet e larta sepse ka vendosur ta bëjë pushim.

Gjthsesi pritet të Malia, vajza e madhe e ciftit presidencial, të ndjekë studimet pë drejtësi, njësoj si prindërit e saj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here