“Çamëria” në Euro 2016, UEFA nis hetim për Shqipërinë

0
119

UEFA ka nisur hetimin për banderolën e hapur ditën e djeshme në ndeshjen Shqipëri-Zvicër lidhur me çështjen çame.

Hetimet e Komisionit të Disiplinës vijnë pas kërkesës së Ministrisë së Jashtme greke, sipas të cilës banderola ku shkruhej “Greqia është fajtore. Kujto genocidin në Çamëri. 100 mijë viktima shqiptare” është me përmbajtje provokuese dhe nxitëse.

Greqia i kërkoi UEFA-s të ndëshkojë përgjegjësit për hapjen e saj.

Vendimi i Komisionit të Disiplinës do të merret me 21 korrik. Akuza është për hapje të parrullave të plagjishme në stadium.

Nëse shpallemi fajtorë, përfaqësueja shqiptare do të dënohet me gjobë.

Sakaq mësohet se UEFA  po heton edhe lidhur me hedhjen e fishekzjarrjeve në po të njëjtën ndeshje, të cilat janë të ndaluara.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here