Banderola Çame në Euro2016/ Reagon Ministria e Jashtme: Çështja çame thelbësore, tifozët gjest shembullor

0
133

Ministria e Jashtme ka reaguar ndaj qëndrimit të palës greke për çështjen çame dhe për banerin që u shfaq gjatë ndeshjes Shqipëri-Zvicër.

Sipas zëdhënësit të këtij dikasteri, Glevin Dervishi, çështja çame është thelbësore në marrëdhëniet dy palëshe dhe për të drejtat e njeriut dhe duhet të trajtohet me realizëm nga të dyja vendet.

Ministria e Punëve të Jashtme thekson se sjellja e tifozëve shqiptarë në ndeshjen Shqipëri-Zvicër u vlerësua nga mediat ndërkombëtare.

Dervishi: Shpreh keqardhjen që në vend të fokusit në fushën e blertë dhe magjinën e futbollit, ata janë fokusuar në detin e tifozëve kuq e zi dje në stadium, sjellja e të cilëve është evidentuar si tepër korrekte dhe tepër e shkëlqyer dhe nga mediat franceze dhe ato ndërkombëtare. Ndërsa sa i takon deklaratave të Ministrisë së Jashtme të Greqisë për çështjen çame, më vjen keq të them por ne nuk ndajmë shqetësimin e tyre irracional nga fjala Çamëri. Çështja çame është një çështje thelbësore e raporteve dypalëshe dhe thelbësore për të drejtat e njeriut, madje trajtimi i saj me realizëm dhe diskutimi i thellë për të do të ishte dëshmi maturie e marrëdhënieve tona dhe e respektit të ndërsjelltë.

Pas ndeshjes Shqipëri-Zvicër, Ministria e Jashtme greke reagoi për banerin që u shfaq në stadium.

Athina zyrtare është ankuar në UEFA, duke kërkuar që të dënohen ata që e organizuan dhe shpalosën banerin, megjithëse mediat greke nuk e mohuan që ishte në sektorin e tifozëve zviceranë.

Po ashtu, Ministria e Jashtme greke ka kërkuar që autoritetet shqiptare të distancohen nga përmbajtja e saj dhe ta dënojnë këtë xhest që sipas Athinës dëmton imazhin e marrëdhënieve dypalëshe.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here