Përqafimi prekës i vëllezërve Xhaka pak para ndeshjes (FOTO+Video)

0
140

Sot, 11 qershor ora 15:00, Shqipëri­ Zvicër. Ndeshja e parë e kombëtares shqiptare në një kompeticion të madh shënon sot historinë e re të futbollit shqiptar. Kuqezinjtë zbritën në stadiumin “Bollaert­Delelis”, nën një atmosferë elektrizuese të krijuar nga tifozët e Kombëtares. Vetëm 20 minuta përpara nisjes për në stadiumin e Lensit, trajneri Xhani De Biazi, ka zhvilluar mbledhjen e zakonshme duke deklaruar edhe formacionin zyrtar. Trajneri Xhani De Biazi dhe ekipi i tij kuqezi zbresin sot në fushën e lojës, për të shkruar faqen më të rëndësishme të librit të kombëtares, emrin e tyre dhe të kombit. Pikërisht kundër Zvicrës, një ndeshje që ka shumë për të treguar. Së pari është ndeshja e parë në një kompeticion si Europiani për Shqipërinë. Në fushë do të ketë më shumë se 11 lojtarë me kombësi shqiptare dhe shtetësi zvicerane. Xhani De Biazi është një takticien dhe zakonisht ndryshon shumë në formacion. Me skemën 4­5­ 1, dhe 4­3­3, De Biazi kërkon të ketë së pari një mesfushë solide për t’u lënë pak hapësira kundërshtarëve. Me Etrit Berishën të sigurt në portë, në qendër të mbrojtjes Lorik Cana dhe Mërgim Mavraj. Nga krahët e mbrojtjes do të luajnë Elseid Hysaj në të djathtë, ndërsa Ansi Agolli në të majtë, ndonëse Aliji dhe Veseli janë aty për një fanellë. Në rolin e një kontrollori përpara mbrojtjes do të jetë Kukeli, ndërsa disi më të zhvendosur Amir Abrashi dhe Taulant Xhaka. Odise Roshi nga e djathta me ndoshta ndonjë pikëpyetje me Lilën apo ndonjë modifikim të momentit të fundit dhe Ermir Lenjanit nga e majta në mesfushë. Sadiku, si i vetmi sulmues i mirëfilltë i kombëtares, do të kërkojë golin për kuqezinjtë.

https://www.facebook.com/thealbanian.co.uk2/videos/10154589058688488/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here