Operacioni “Skifteri”/ Arrestohet hajduti i kasetofonave në Tiranë, i dënuar edhe në Francë për vjedhje

0
123

Një person është arrestuar në flagrancë nga blutë e kryeqytetit pasi akuzohet për një sërë vjedhjesh.

Mësohet se në pranga eshte vënë Elton Premçe, 38 vjeç, banues në Tiranë , i dënuar më parë në Francë për vjedhje.

Ky shtetas është kapur në flagrancë në saj të operacionit “Skifteri: duke vjedhur kasetofonin e mjetit tip “Volkswagen” në pronësi të shtetasit G. S.

Policia ka dokumentuar një sërë vjedhjesh të ndodhura në juridiksione të ndryshme, ku ky shtetas dyshohet të jetë autori.

Vjedhjet e kryera:

Më datë 09.06.2016, vjedhje e kasetofonit në mjetin tip “Smart” në pronësi të shtetases O. S.

Më datë 10.06.2016, vjedhje kasetofonit në mjetin tip “Smart” në pronësi të shtetases A. S.

Më datë 29.03.2016, vjedhje e sendeve në brendësi të mjetit tip “Mercedes Benz” në pronësi të shtetases A. B.

Më 29.03.2016, vjedhje e sendeve në brendësi të mjetit tip “Mercedes Benz” në pronësi të shtetasit F. Gj.

Më datë 14.05.2016, vjedhje e kasetofonit në mjetin tip “Volkswagen” në pronësi të shtetasit Xh. N.,

Më datë 17.05.2016, vjedhje e kasetofonit në mjetin tip “Opel” në pronësi të shtetases M. Q.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprën penale të “Vjedhjes së kryer më shumë se një herë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here