Ndocaj uron Kombëtaren nga Lezha, sulmon Ramën: Piktori hardiset në Paris me fondet e shtetit!

0
776
Ndeshjen e parë që çeli kampionatin europian në Francë, deputeti i majtë, Eduart Ndocaj, e ndoqi direkt nga “Manhatan”.
Bëhet fjalë për një lokal në qytetin verior të Lezhës, nga ku Ndocaj zgjodhi të shohë ndeshjen Francë-Rumani. Vetë deputeti ka ironizuar Kryeministrin Edi Rama, i cili sipas tij, po përdor lekët e taksapaguesve për të parë ndeshjen Shqipëri-Zvicër, direkt nga Franca.
“Rama me profesion piktor dhe asnjëherë biznesmen, Kryeministër i një vendi me varfëri të madhe, me fondet e shtetit, hardiset për shtatë palë qejfe në Paris”, reagon Ndocaj në profilin e tij në facebook.
Edhe tifozërinë për kombëtaren tonë e cila luan në 15:00 me Zvicrën, Ndocaj do ta ndjekë nga Shqipëria.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here