Lorik Cana këkon falje…

0

Kapiteni i Shqipërisë, Lorik Cana pas humbjes kundër Zvicrës ka thënë se i vjen keq për kartonin e kuq që mori, duke e lënë skuadrën me një lojtar më pak në fushë, për t’ia vështirësuar punët edhe më tepër.

Loading...

Cana u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë pasi në një duel në minutën e 36 me Seferoviqin, ai e ndal topin me dorë si lojtari i fundit, duke mos lejuar që Zvicra të shtojë epërsinë.

Ai ka thënë se shpresoi që referi do ta sanksionojë shtyrjen e vogël që i bëri kundërshtari, që e detyroi të rrëzohet.

“Më vjen keq. Rrezikova, shpresova që referi të sanksionojë atë shtyrjen e vogël që më bëri të rrëzohem”, ka thënë Cana për Reuters.

Pas përjashtimit të sotëm Cana do të mungojë në ndeshjen e radhës kundër Francës, e cila zhvillohet të mërkurën në Marseille.

Loading...

Lini nje pergjigje