Standard.al

I moshuari hipën te Skënderbeu me pankartë në duar: Ambasador Lu! Të lutem më ndihmo!

0

Ambasadori amerikan në vendin tonë Doland Lu e ka ngritur vazhdimisht zërin kundër sistemit të korruptuar gjyqësor e ka theksuar se më të dëmtuarit, janë qytetarët e thjeshtë.

Edhe një i moshuar, që duhet se është viktimë e këtij sistemi, ka zgjedhur t’i drejtohet kryediplomatit amerikan për t’i kërkuar ndihmë.

Në një mënyrë mjaft të veçantë për të bërë që zëri i tij të dëgjohet, edhe ndoshta duke përbërë “skandal”, i moshuari është ngjitur në monumentin e Skënderbeut në qendër të Tiranës, ku në duar mban pankartën:

“Z.Ambasador Donald Lu, jam viktimë e sistemit të drejtësisë. Ju lutem më ndihmoni” – është pankarta që ai mban në duar.

 

 

screenshot-6_1465634975-4348533

 

Policia ka nisur të negociojë me të në mënyrë që i moshuari mos të dëmtohet, megjithëse duket se qëllimi i vetëm i tij është që t’i dëgjohet zëri për një problem që ai ka pasur me drejtësinë shqiptare.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.