Elseid Hysaj ka vendosur që të falënderojë tifozët që mbështeten Shqipërinë në ndeshjen ndaj Zvicrës, përballje e cila përfundoi 1 me 0 për helvetët.
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, në një intervistë për UEFA.com ka falënderuar fansat që ishin në stadium në takimin e sotëm kundër Zvicrës, për të cilët ka thënë se janë të jashtëzakonshëm.
“Atmosfera ishte e veçantë, si gjithmonë me këta tifozë, të cilët vërtetë ishin prapa nesh gjatë gjithë takimit dhe kanë qenë aty gjatë gjithë rrugëtimit që ka qenë shumë i rëndësishëm për ne dhe për këtë dua t’i falënderoj ata nga thellësia e zemrës sime”, ka thënë Hysaj.
“Ndërsa sa i përket takimit, ishte një ndeshje fantastike, besoj se luajtëm shumë mirë dhe krijuam shumë raste të mira shënimi, prandaj duhet të fokusohemi në gjërat pozitive”, ka shtuar kapiteni i dytë i Kombëtares.
Discussion about this post