Shqipëri – Zvicër, kombëtarja mbërrin në Lens (FOTO)

0

Pas stërvitjes së fundit në stadiumin “Iv Lezhano”, sot Kombëtarja la hotelin në të cilin ishte akomoduar më parë dhe në orët e mesditës mbërriti në Lens, qytet në të cilin nesër do të luhet sfida mes Shqipërisë dhe Zvicrës. Disa foto të publikuara nga faqja zyrtare e FSHF-së, shfaqin futbollistët e Kombëtares duke zbritur nga autobusi pranë zonës ku do të kryejnë stërvitjen e pasdites.

Loading...

Stërvitja e fundit në stadiumin “Bollaert Delelis” është programuar për në orën 18:30, ndërsa në 17:45 përpara mediave në konferencën e zakonshme për shtyp do të dalë trajneri De Biazi dhe kapiteni Cana.

 

Paraditen e djeshme kuqezinjtë pushuan në prag të debutimit në Europian, ndërsa pasdite trajneri De Biazi thirri futbollistët për një mbledhje. Skuadra analizoi me video kundërshtarin, duke ndjekur disa nga ndeshjet e fundit të Zvicrës.

13427861_976908089075087_63478849258978581_n (1) 13417446_976908039075092_420258186777958408_n

Loading...

Lini nje pergjigje