Reforma për Drejtësi, Ilir Meta fton në takim Lulzim Bashën

0
130

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta deklaroi pak momente më parë se i kishte dërguar zyrtarisht një ftesë kryetarit të Partisë Demokratike për takim në kuadër të reformës në drejtësi. Meta vuri si afat të fundit ditën e hënë, duke theksuar se tashmë ishte shumë për miratimin e ndryshimeve kushtetuese.

Meta: Si kryetar i Kuvendit, i kam dërguar sot një ftesë dhe kërkesë zyrtare kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha për t’u takuar me të në çdo kohë që ai e çmon të arsyeshme dhe në çfarë do lloj formati, mundësisht deri ditën e hënë, pasi jam i bindur se jemi tashmë të vonuar në kalendarin për ndryshimet kushtetuese për reformën në drejtësi, e cila nuk është përfshirë deri më tani për arsye të mos arritjes së kompromisit përfundimtar.

Jemi në krizë me kohën dhe duhet të reflektojmë dhe të lëvizim sa më shpejt në mënyrë që ky proces të zhvillohet me cilësinë e duhur, sipas standardeve të Venecias, por edhe sipas sugjerimeve të EURALIUS dhe OPDAT-t.

Jemi në krizë kohe sepse duhet të ishte përfshirë me kohë në kalendarin e Kuvendit, por unë besoj që me vullnetin e të gjitha palëve dhe me vullnetin e opozitës, shpresoj shumë, që ta miratojmë sa më parë dhe ta fitojmë kohën që kemi humbur.  Unë jam i hapur për cdo format të takimit. Jam shumë fleksibël e bashkëpunues.

“Përfshirja e reformës në kalendarin trejavor të Kuvendit, ishte keqkuptim”

Meta deklaroi gjithashtu se ishte një gabim futja në agjendën trejavore të punimeve të Kuvendit miratimin e kësaj reforme.

Meta: Mund t’ju them se kjo çështje është sqaruar edhe me kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, zt.Paloka. Ka qenë një keqkuptim i shërbimeve të Kuvendit dhe kjo çështje nuk është në kalendarin e Kuvendit, ndërkohë që është çështja më e rëndësishme për të gjithë.

I pyetur për qëndrimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim që reforma të bëhej me konsensus, Meta tha se nuk dëshironte të komentonte për këtë, pasi sot kishte dalë në konferencë ekskluzivisht si kryetar i Kuvendit.

Meta theksoi se miratimi i kësaj reforme është shumë i rëndësishëm për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.

Meta: Miratimi i kësaj reforme në Kuvendin e Shqipërisë me cilësinë e duhur dhe me legjitimitetin dhe integritetin e duhur, është shumë e rëndësishme për të rritur besueshmërinë në mënyrë që të forcojmë argumentet për të marrë rekomandimin për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.

Është shumë e rëndësishme që reforma të miratohet sa më parë edhe për të bërë sa më shpejt efektive asistencën, në mënyrë të veçantë të Shteteve të Bashkuara.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here