Hysni Demiraj relacion kundër gjyqtarit Alaudin Malaj: Ktheu gjykatën në kopësht privat

0
240

 

Dy kolegë të Gjykatës së Apelit janë përfshirë në një konflikt personal. Kryetari aktual Hysni Demiraj ka larguar nga detyra nipin e paraardhësit të tij Alaudin Malaj. Mosdakordësia e këtij të fundit për të lënë nipin papunë ka degjeneruar në konflikt

 

Kryetari i Gjykatës së Apelit Hysni Demiraj dhe paraardhësi i tij Alaudin Malaj janë përfshirë në një konflikt personal. Shkak për këtë ngjarje  është bërë largimi nga puna si shofer pranë kësaj gjykate e nipit të ish -kryetarit Alaudin Malaj.  Pas publikimit të lajmit se nipi i Malajt ishte drejtuar në komisariatin numër 1 për të bërë një kallëzim penal kundër kryetarit Demiraj, ky i  fundit dha shpjegimet përkatëse në një konferencë për shtyp. “Unë konfliktin nuk e kam me shoferin e pushuar nga puna por me ish kryetarin Alaudin Malaj, ic ili e kishte kthyer gjykatën në kopësht privat dhe bënte me të sit ë donte. Kishte punësuar të farëmit e tij”. Kështu u shpreh kryetari Hysni Demiraj ndërsa shtoi se institucioni që ai drejton ka gjyqtarë shumë profesionistë dhe me një përvojë shumë të gjatë. “ Duket se Malaj nuk e ka kapërdirë dot largimin nga posti i kryetarit dhe për këtë arsye kërkon të krijoj konflikte të vazhdueshme. Demiraj deklaroi se nipi i ish kryetarit ishte pushuar nga punanë bazë të rregullave dhe në datë 1 qershor nuk duhej të paraqitej. Por sipas tij ainë kundërshtim me të gjitha rregullat futet në ambientet e kryesekretarisë së Gjykatës, aty ku nuk ka të drejtëtë futet askush dhe kur ikërkohet të laergohet se është i pushuar nuk pranon. Por kryetari Hysni Demiraj shpjegon se nuk ka asnjë konflikt me shoferin e pushuar. Ai e ka drejtëpërdrejtë më ish kryetarin Malaj, që sipas tij ka reaguar shumëkeq duke pretenduar se unë nuk mund të largoja nipin e tij nga puna.

 

Relacion në KLD

 

Ndërsa nipi i ish –kryetarit Alaudin Malaj menjëherë pas konfliktit i është drejtuar komisariatitnumër 1 me një kallëzim penal, Demiraj ka bërë një tjetër veprim. I pyetur se si do të zgjidh konfliktin e krijuar, Demiraj tha se ka bërë një relacion të cilin e ka dorëzuar në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Ndërsa Policia e Tiranës si rrallë ndonjëherë ka bërë njoftimin e menjëhershëm të denoncimit. “Sot më datë 09.06.2016 rreth orës 11:00 në Komisariatin e Policisë nr 1 Tiranë është paraqitur shtetasi K. M., 25 vjeç, lindur në Vlore dhe banues në Tiranë, i cili kallezon se ka qënë i punesuar me detyrë shofer i administratës pranë Gjykatës së Apelit Tiranë dhe sot rreth orës 09:30 duke qënë në ambientet e Gjykatës së Apelit Tiranë, është konfliktuar për shkak të marrëdhënies së punës që ka pasur dhe pretendon se është goditur me grusht nga Kryetari i Gjykates së Apelit Tiranë shtetasi Hysni Demiraj, 54 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Gjirokastër, rezident në Tiranë”.

 

Demiri: Malaj  abuzonte me shortin dhe trupat gjyqësore

 

Një tjetër akuzë kundër gjyqtarit Alaudin Malaj, kryetari Hysni Demiraj e bëri edhe për mungesën e shortit dhe mosndryshimin e trupave gjyqësore prej mëse gjashtë vitesh. Demiraj tha se ter muaj më parë kur mori detyrën kishte gjetur një situatë jot ë mirë përsa i përket caktimit të çështjeve. Ai shtoi se shorti në këtë gjykatë nuk funksiononte fare. Ishte kryetari i Gjykatës Alaudin Malaj sipas tij ai që vendose rregullat se kush gjyqtarë do të shqyrtonte çështjet dhe si do të organizoheshin trupat gjyqësore. “Vendosja e rregullit dhe caktimi i çështjeve me short, duket se ka prekur interest e personave të ndryshëm. Ju tregoi se në Ministrinë e Drejtësisë nuk është prekur server qëndror që ka të bëjë me shortin. Ish-kryetari bënte si t’i donte qejfi. Ka ikur ajo kohë kur kryetari shqyrtonte të gjitha çështjet duke filluar nga guvernatori, kryetar bashkie, e zyrtarë të tjerë të lartë”, tha kryetari Hysni Demiraj.

 

Presionet politike

“Konflikti duket haour se është mes forcave politike. Ne e shohim ndryshe. Unë nuk kam frikë nga politika.  Kam qëndruar në Gjirokastër 97 ditë me automatik tek koka për shkak të situatës. Gjyqtarët e vjetër janë mësuar me këto presione të politikës. Kryeministri  ka marrë votat e popullti për të gjetur rrugët me qëllim përmirësimin e situatës në drejtësi e jo për të bërë deklarata. Megjithatë kjo  është një gjë që mbetet jashtë kuadrti ligjor”, tha Demiraj. Sipas kryetarit Demiraj, gjyqtarët gjykojnë të vërtetën juridike dhe jo të dhënat apo preferencat e ndonjë pale. Ndërsa kritikat e kryeinistrit për gjyqësorin, Demiraj thotë se qeveria duhet të gjej mekanizmat që të veçoj gjyqëstarët e ndershëm nga ato të korruptuarit.

 

Procedurat për masat

“Çështja e drejtorit të policisë së shtetit ka ardhur dhe do trajtohet si të gjitha çëshjtet e tjera. Procedura është shumë strikte dhe transparente. Çdo çështje brenda dhjetë ditëve duhet të gjykohet pasi në të kundërt shkelen procedurat. Dhe çështja e Çakos nuk futet tek masat e sigurimit, por tek ato masat e tjera. Nuk është punë shorti. Është përcvaktim një vjeçar. Gjyqtërt civil që nukjanë të dhomës penale, në bazë të shkronjës së mbiemrit duke filluar nga viti pasardhës caktohen një nga një. Para shtatë ditësh në listë e kishte emrin për masë sigurimi Zamir Poda. Ai ishte në Francë. Çështjet e tij i kam gjykuar unë për të mos prishur rregullin. Ai u kthye dhe tashmë lista do të vazhdoi rregullisht. Kjo është dhe koicidencë e mirë. Në fakt është edhe një e mirë se ka ik ai kryetar që gjykonte dhe kryetarin e partisë dhe guvernatorin. Çështjen do e gjykoj gjyqtarja Marie Qirjazi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here