Gazeta “Blick” shkrim special për Euro 2016, vë në peshore Shqipërinë dhe Zvicrën

0

E përditshmja zvicerane “Blick” ka bërë një shkrim special, duke prezantuar të gjitha kombëtaret pjesëmarrëse në Kampionatin Europian, duke zbuluar në detaje finalistët dhe çdo lojtar që do të paraqitet në Francë.

 

xhakuuu

 

“Shqipëria për herë të parë do të marrë pjesë në një turne kaq të madh, madje duke lënë pas Danimarkën dhe Serbinë. Trajner është Gianni De Biasi, i cili preferon sistemin 4-3-3, por që shumë shpejt mund të transferohet në 4-5-1. Ai është i orientuar në mbrojtje, duke u munduar që t’i bëjë kundërshtarët të gabojnë. Sulmuesi kryesor është Sokol Cikalleshi. Dobësi është shënimi i golave, pasi kanë shënuar vetëm shtatë herë në tetë ndeshje të zhvilluara. Pra, kuqezinjtë nuk mund të shkojnë larg”.
xhaku1
Ky është përshkrimi i “Blick” për kombëtaren shqiptare, një gazetar i së cilës ndjek përditë përgatitjet e kuqezinjve, si në Austri, edhe tani në Francë. Kurse profili i kombëtares së tyre, i bërë nga ky tabloid helvet, është i tillë: “Trajneri i Zvicrës, Vladimir Petkoviq, ka shumë lojtarë të talentuar në dispozicion. 52-vjeçari e lë ekipin të luajë në 4-2-3-1 dhe 4-3-3. Zvicra ka një përzierje mes lojtarëve të rinj dhe me përvojë. Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri janë lojtarët kyç, ku mesfusha është pika më e fortë, ndërsa mbrojtja pika më e dobët, me Johan Djourou dhe Fabian Schar”.

xhaku3

Lini nje pergjigje