EURO 2016, kampionati i rekordeve

0
156

UEFA po kalon krizën më të keqe të saj që nga krijimi në vitin 1954, ndaj është më shumë se biznes për imazhin në këtë event.

 

Kampionati i 15 Europian i Futbollit është një nga më luksozët, me 1.9 miliardë euro. Përpara rënies së tij, Platini prezantoi një format të ri kompeticioni ku do të merrnin pjesë 24 skuadra dhe jo 16 sikundër ndodhte që nga viti 1996. Ky zgjerim prodhon 65% më shumë ndeshje dhe 80% rritje në shitjen e biletave.

Euro 2016 do të gjenerojë të ardhura nga tre burime kryesore: Sponsorizimet, biletat dhe të drejtat e transmetimit, si dhe akomodimi.

 

Të ardhurat nga sponsorizimet pritet të rriten me 30%. UEFA ka deklaruar se do të fitojë 400 milionë euro nga 10 sponsorët e saj në 2016-n, në krahasim me 300 milionë euro që u gjeneruan nga Euro 2012. UEFA do të fitojë të ardhura nga sponsorët edhe nga disa modele shitjesh të centralizuara, përfshirë këtu nga ndeshjet kualifikuese. Ato u janë shitur 53 federatave kombëtare në baza individuale.

Nga shitja e biletave, UEFA parashikon të fitojë 500 milionë euro. Ndërsa janë hartuar paketa të dedikuara për akomodimin. Programi “Platinum Experience” dhe “Gold Experience”. Shitjet për to filluan që në vitin 2014 dhe u llogaritën 100,000, ku secila kishte një kosto prej rreth 780 euro secila. Organizatorët zgjodhën tre partnerë për të shpërndarë programin më të madh të akomodimit të zbatuar ndonjëherë më parë. Joël Robuchon, shefi me më shumë yje “Michelin” do të jetë drejtori i kulinarisë; Hédiard është i ngarkuar për kateringun dhe po kështu edhe austriakja DO & CO.

UEFA do të gjenerojë të ardhura nga shitja e të drejtave të transmetimit. Parashikohet të gjenerohen rreth një miliard euro. Në 2012-n, ndeshjet u transmetuan nga 200 shtete me një mesatare prej 150 milionë teleshikuesish. Rreth 2.5 milionë fansa do të ndjekin ndeshjet, nga të cilët 1.5 milionë do të jenë të huaj, ku do të dominojnë ata nga Gjermania dhe Anglia. Fansat parashikohet të shpenzojnë rreth një miliard euro gjatë gjithë turneut. Kjo shifër u llogarit në 1.4 miliardë euro në 2012-n kur kampionati u zhvillua në Poloni dhe Ukrainë.

Sipas Qendrës për të Drejtat dhe Ekonominë Sportive (CDES) kampionati do të kontribuojë me 2.8 miliardë euro në ekonominë e Francës.

Euro 2016 është katalizator për një program masiv të modernizimit që e ka lejuar Francën të zhvillojë një model të ri objektesh sportive. Projekti për ndërtimin dhe rinovimin e stadiumeve kushtoi 1.6 miliardë euro, paratë që u siguruan nga disa burime, kryesisht nga autoritetet vendore, por edhe nga qeveria dhe klubet.

Edhe masat e sigurisë janë tejet të larta me prezencën e 10,000 anëtarëve të ushtrisë. Gael Perdriau, kryebashkiaku i Saint-Etienne, e cila do të presë tre ndeshje në grup dhe një në 16-she, tha se ka lënë “mënjanë” rreth 2 milionë euro për të shpenzuar për sigurinë.

 

UEFA Euro 2016, shifra dhe fakte

 

-Faza finale e kampionatit të 15 të futbollit

UEFA EURO 2016 do të zhvillohet në Francë nga data 10 qershor deri më datë 10 korrik

– Hera e tretë që Franca bëhet mikpritëse (1960, 1984 dhe 2016).

– 53 skuadra pjesëmarrëse

– 24 numri i skuadrave në fazën finale nga 16 që kanë qenë që nga viti 1996

– 51 ndeshje, 20 më shumë se në kampionatin e zhvilluar në 2012-n.

– 2.5 milionë shikues do të ndjekin ndeshjet nga stadiumi, përfshirë 1.5 milionë turistë të huaj që do të shpenzojnë rreth 1 miliard euro

– Në vitin 2012 ishin 1.4 milionë tifozë

– Ndeshjet do të transmetohen live në më shumë se 230 territore të botës.

– 150 milionë spektatorë parashikohet të ndjekin çdo ndeshje live

 

Të ardhurat

 

1 mld euro nga të drejtat televizive

400 mln euro nga sponsorizimet

500 mln euro nga biletat dhe akomodimi

 

Ndikimi në turizëm dhe ekonomi

 

– 7 metropolet më të mëdha franceze do të mikpresin turneun

– 1/3 e popullsisë së Francës është e lidhur direkt me këtë event

– Çdo skuadër do të luajë 3 ndeshje në grupe në qytete të ndryshme

– 2.5 milionë spektatorë

– 1.5 milionë turistë të huaj

– 7 milionë vizitorë do të jenë në zonat e fansave

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here