E fundit/ Ja kush është shqiptari që iu fsheh drejtësisë italiane duke bëre opereacion plastik në fytyrë

0
140

31-vjeçari Florenc Shamo i ndaluar sot nga policia e Rrogozhinës, akuzohet si një prej autorëve të vrasjes së Elvis Daci, në vitin 2007, në Firence.

Me lëshimin e urdhrit ndërkombëtar për kapjen e tij në vitin 2007, Shamo vetëm 24 vjeç, është larguar nga Italia dhe ka udhëtuar në vende të ndryshme të Evropës, Holandë, Shqipëri, Spanjë dhe Greqi.

Sipas një shkrimi të “Corriere della Sera” në shtetin helen, në pranverë të viti 2008 ai ka bërë një ndërhyrje në fytyrë, me qëllim fshehjen e identitetit.

Më pas në Janar të vitit 2009 është nisur me një anije drejt Kanadasë, me një identitet të rrëme italian, si Geracitano Vincenzo, lindur Reggio Calabria.

Shërbimet e emigracionit në Kanada e arrestuan atë në portin Halifax, ndërsa ai kërkoi azil politik dhe kërkesë për mos-ekstradim dhe në Itali dhe Shqipëri, sepse në këto vende i rrezikohej jeta.

Pas këtij viti nuk ka të dhëna të Shamos, deri në ditën e sotme, kur ai u arrestuar nga policia shqiptare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here