Ceremonia e hapjes së EURO 2016/ Muzikë, kulturë dhe spektakël në ajër

0

Më në fund erdhi dita e fillimit të Evropianit, siç edhe ishte lajmëruar ceremonia e hapjes do të këtë shumë supriza. Shfaqja e hapjes pritet të nis rreth orës 20:00 në stadiumin Stade de France, përpara ndeshjes së parë ndërmjet Francës dhe Rumanisë. Më një spektakël festiv që pritet të marrin pjesë 600 persona të cilët do të jenë pjesë e koreografisë në fushë. E gjithë  fusha pritet të shndërrohet në një “Kopsht francez”, me kërcimtarët që do të performojnë  rreth një karoseli, duke bashkuar tingujt e muzikës klasike vendase me ritmet moderne. Koreografia gjigande do të vazhdojë e frymëzuar nga kultura popullore franceze, e simbolizuar nga personazhe festivë ekstravagantë, kostume shumë-ngjyrëshe dhe rreth 150 balerina të “Cancan”.  Karoseli i cili do të hapet do të  nxjerrë në skenë DJ e famshëm francez, David Guetta, që për këngën zyrtare do të të performojë me  këngëtaren  suedeze Zara Larsson. E gjithë performanca do të jetë e ndërvepruar me publikun dhe do të mbyllet më shpalosjen e flamujve të 24 vendeve pjesëmarrëse. Në fund të kësaj ceremonie është parashikuar edhe një spektakël në ajër  për një demonstrim akrobatik të Forcave Ajrore Franceze që do të fluturojnë mbi stadium, duke lënë në qiej ngjyrat e flamurit francez. Duke përfunduar me Gardën e Republikës dhe korin e Shkollës Franceze të Radios të cilat do të performojnë  himnet e Rumanisë dhe Francës, për ti lënë arbitrit që të fishkëllejë për duke hapur zyrtarisht Euro 2016.

Loading...

Lini nje pergjigje