100 mijë shqiptarë kërkuan bileta për “Euro 2016”

0
154

Asnjë stadium në Francë nuk e përmbush dëshirën e shqiptarëve për të mbështetur skuadrën e tyre. Ishin 100 mijë shqiptarë, ata që kanë kërkuar të marrin një biletë për të qenë në “Euro 2016”.

Në Lens, ku Shqipëria do të luajë të shtunën kundër Zvicrës, stadiumi legjendar “Bollaert” mban 35 mijë tifozë, por kjo prapë nuk është e mjaftueshme për të kënaqur pritshmëritë e tyre. Federata Shqiptare e Futbollit ka marrë 40 mijë kërkesa për vetëm 5-6 mijë bileta, që u kishte rezervuar UEFA. Të gjitha u shitën në një kohë rekord dhe tregu i zi mbeti e vetmja shpresë për ta.

Për çdo ndeshje të sajën, FSHF-ja kishte në dispozicion vetëm 16% të kapacitetit të stadiumit, ashtu si edhe kundërshtarët e saj. 70% mbeten për tifozët neutralë, por për shkak se ka shumë shqiptarë në vendet e Europës, ata pritet të kenë marrë një numër të madh të këtyre vendeve “neutrale”, pasi kanë aplikuar si shtetas joshqiptarë. Në Shqipëri, grupimi më i madh i tifozëve është “Tifozat Kuq e Zi”, që nuk arriti të marrë biletat e kërkuara nga FSHF-ja për shkak të krijimit të një tjetër grupimi, “Tifozët e Kombëtares”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here