Tahiri sërish në konferencë të papritur shtypi

0

Dy ditët e fundit kanë qenë të trazuara për Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Pezullimi i Haki Çakos nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë për skandalin e përgjimeve dhe paralajmërimi i prokurorisë se po heton zyrtarë të lartë që mund të jenë përfshirë në këtë skandal, e ka bërë ministrin të dalë disa herë në ekran dhe të flasë për këtë çështje, jo për thelbin e saj, por duke sulmuar prokurorinë që po heton dhe gjykatën që pranoi kërkesën e organit të hetimit. Ministri u shfaq dje në dy konferenca të ndryshme ku sulmoi ashpër gjyqtarin që vendosi pezullimin e Çakos, prokurorët dhe vetë opozitën, duke i rreshtuar në atë që ai e quajti si “fronti i së keqes”. Sot ai ka njoftuar një tjetër konferencë, pas pak minutash, në orën 11.15. Njoftimi erdhi pak minuta pasi Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla pati një takim me kreun e SHISH, Visho Ajazi Likën dhe kreun e prokurorisë së Tiranës, Petrit Fushën, në zyrën et ij. /

Loading...

Lini nje pergjigje