Saimir Prokuroria merr nën hetim Tahirin/ Adriatik Llalla mbledhje me prokurorët për pajisjen e përgjimit

0
126

Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, Prokurorin e Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj, Prokurorin e Tiranës Petrit Fusha dhe Kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror Visho Ajazi Lika. Mendohet se temë e bisedës janë hapat e mëtejshëm që do të kryhen për hetimet në lidhje me pajisjen e përgjimit IMSI Catcher. Deri më tani është pezulluar nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako. Janë arrestuar dy efektivë të policisë dhe janë sekuestruar dokumenta dhe kompjutera në ambjentet e Drejtorisë së Policisë së Shtetit. Kompjuterat e Haki Çakos do të ekzaminohen nga një kompani private, e cila do të zbulojë rolin e Haki Çakos në futjen dhe përdorimin e IMSI Catcher në Shqipëri. Dyshohet se Çako jo vetëm bashkëpunoi për futjen dhe përdorimin e pajisjes, por edhe e fshehu atë nga oficerët e policisë. Drejtori i pezulluar i Policisë së Shtetit deklaroi publikisht se nuk kishte asnje dijeni për pajisjen përgjuese që u fut në Shqipëri. Më pas ai ndryshoi dëshmi në prokurori, ku pranoi përdorimin e IMSI CATCHER për ngjarje konkrete që ishin nën hetim. Prokuroria ka marrë nën hetim Saimir Tahirin për çështjen e përgjimeve dhe ky i fundit është përgjigjur me sulme dhe akuza publike për prokurorët dhe gjyqtarët.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here