Provokon “Blick”: Në kombëtaren shqiptare flitet edhe gjuha zvicerane

0

Tabloidi i njohur helvet ka një gazetar të atashuar pranë kombëtares kuqezi, në Pierre Gurec të Francës, që ndjek nga afër gjithçka ndodh. Përmes intervistave, reportazheve dhe shënimeve të ndryshme, kjo media zvicerane mundohet të përcjellë te lexuesit e vet, edhe shqiptarë, atmosferën që ekziston te kundërshtari i tyre më 11 qershor, në Lens të Francës. Kuptohet, kapen edhe tema të tilla, që në njëfarë mënyre “provokojnë”, edhe pse në rastin konkret bëhet fjalë për një realitet. Pjesa “zvicerane” e kombëtares sonë flasin mes veti në gjuhën gjermane, si në Zvicër, por kjo media nuk e thotë këtë për anën tjetër të “llogores”, se në kombëtaren e tyre, pjesa shqiptare flet shqip kur janë bashkë. Ja shënimi i “Blick”: “Në kampin e kombëtares shqiptare flitet edhe gjuha zvicerane. Si në stërvitjen e fundit me Gashin, Xhakën, Abrashin dhe Lenjanin, të cilën e drejtoi zv.trajneri Paolo Tramezzani. Gianni De Biasi, trajneri i kombëtares, e ndjeku stërvitjen nga distanca. Ndërsa në konferencën për shtyp, në të cilën ishin të pranishëm Amir Abrashi dhe Andi Lila, u përdor vetëm gjuha shqipe. “Unë jam shqiptar i vërtetë, – tha mesfushori, i cili u lind dhe u rrit në Bischofszell të Zvicrës. – Që nga fëmijëria ime e deri tani, në shtëpinë time flitet vetëm shqip.” Në Perros-Guirrec janë të pranishëm më shumë gazetarë të huaj, se sa gazetarë shqiptar. “Gazetarët shqiptarë nuk kanë aq shumë para sa ju zviceranët,” – iu përgjigj me humor De Biasi gazetës “Blick”. Edhe në kombëtarën e Zvicrës nuk ka asnjë gazetar shqiptar.”telesport

Loading...

 

Loading...

Lini nje pergjigje