Profil/ Kapiteni me tri pasaporta dhe ndeshja e bujshme Shqipëri – Zvicër

0

Ai luan kundër vendit, në të cilin është rritur e punon dhe për vendin, në të cilin s’ka jetuar asnjëherë. Lorik Cana ka tri pasaporta, e megjithatë ajo shqiptare është më e rëndësishmja për 32 vjeçarin.

Loading...

“Qëllimi im ka qenë gjithmonë, të luajë në skenën e madhe për Shqipërinë”, i tha agjencisë franceve të lajmeve AFP, Lorik Cana, kapiteni i ekipit që merr pjesë për herë të parë në Kampionatin Europian. I lindur në Prishtinë në Kosovë, Cana emigroi si fëmijë me familjen në Zvicër, ku u rrit në Lozanë.

Vendi i rinisë së tij, nënshtetësinë e të cilit mban ai, të shtunën (11.06) në orën 15:00 do të luajë kundër Shqipërisë, që ka premierën e saj në Kampionatin Europian – po kështu ka qenë për të edhe para 13 vjetësh, kur Cana luante për herë të parë në një ndeshje ndërkombëtare në Gjenevë. Ndërsa tani që ai ka përvojën e 89 ndeshjeve ndërkombëtare, ai luan për Lens të Francës, ku “është shtëpia ime e dytë, e ku jeton familja ime”, thotë ai.

 

Në moshën 17 vjeçare lojtari i mbrojtjes kaloi në ekipin e Paris St. Germain, ka luajtur në Marseille dhe vitin e kaluar pas dy sezonesh në Sunderland e në Stamboll si dhe katër vjetësh tek Lazio Rom u kthye në Francë në ekipin e Nantes. Cana ka edhe një pasaportë franceze.

Të luajë në Francë me Shqipërinë kundër Zvicrës, kjo është diçka krejt e veçantë, thotë ai duke shtuar: “Nëse do të dëshiroja të shkruaja një skenar, nuk do të kisha mundur ta bëja më mirë se kaq”.

Por do të bëhet edhe më mirë: më 15 qershor ai luan kundër Francës, në stadiumin Velodrome Marseille, ku ai ka luajtur katër vjet radhazi dhe ku vazhdon të jetojë familja e tij – “një buzëqeshje e fatit” kjo për Lorik Canën. /DW

 

Joie de Lorik Cana - Marseille /Lyon -Coupe de France- Quart de Finale- 31.01.2007 - OM /OL - Foot Football - Largeur attitude joie victoire
1711754_w2

canaaaa

ne_turqi_lorik_cana_ndihet_si_019199633_40300-300x169

Loading...

Lini nje pergjigje