Përfundon ndeshja e “paqes”. Pele dhe Maradona ndahen me barazim 8-8

0

Ka përfunduar barazim, 8-8, ‘ndeshja e paqes’, sfida e pafundme mes dy futbollistëve më të mëdhenj të botës e organizuar nga Hublot.

Nëse Maradona dhe Pele vazhdojnë të ndajnë të pasionuarit e futbollit, se kush nga të dy ka qenë lojtari më i mirë i të gjithë kohërave, trajnerët kanë vendosur të bëjnë një garë në mes të Parisit, në një toke të vogël të Pallatit Mbretëror, në prag të Europianit. Në ndeshjen që zgjati vetëm 30 minuta, ish as-i i Argjentinës, 55 vjec, hyri në fushë në pjesën e dytë. Ndërsa 75 vjecari brazilian, shijoi ndeshjen nga stoli, për shkak të një dëmtimi. Përpara ndeshjes një përqafim dhe një shtrëngim dore i ngrohtë mes dy ikonave të futbollit botëror të të gjithë kohërave. Skuadra e ‘pibe del oro’ përbëhej nga Angelo Peruzzi, Marco Materrazi, David Trezeguet, Ciro Ferrara dhe Calerence Seedorf. Për ‘O Rey’ kanë luajtur Dida, Rio Ferdinand, Bebeto, Fernando Hierro dhe Hernana Crespo. ’Mjaft me zënka. Falenderoj Pele që ka qenë gjithmonë në anën e futbollistëve, e duam me gjithë zemër, sepse e dimë të gjithë kush ka qenë dhe kush do të jetë. Pele, mirëserdhe në familje’, ka thënë Maradona, që mes të dyve ka qenë më luftaraku. Pele ka lëshuar një mesazh paqeje dhe ‘qetësie’ dhe ka falënderuar ‘mikun e tij Maradona për këtë mundësi. Ky është një moment paqeje’.

dcf4fc945fc0d7704a52ca614190d2e1d96e9742 93567553265797093517E28800000578-3633565-image-a-85_1465485662539 3517EA1100000578-0-image-a-67_1465484860581 3517EB7E00000578-0-image-a-68_1465484918003 3517FE8300000578-0-image-a-72_1465485043494 3517FFFC00000578-0-image-a-64_1465484554468 3518D5E200000578-3633565-image-a-86_1465491428048 351801A300000578-0-image-a-77_1465485565222 351851E800000578-0-image-a-76_1465485530221 3518296500000578-0-image-a-66_1465484667756

Lini nje pergjigje