Opozita rikthehet në Kuvend, Paloka: Përse Rama nuk e ka firmosur shkarkimin e Rroshit?

0
194
Pas bojkotit 10-ditor, opozita rikthehet sot në sallën e parlamentit, ndërsa seanca plenare e radhës pritet të përfshihet nga debatet për reformën në drejtësi.
Zhvillimet e fundit, pas takimit të 6 qershorit Rama-Basha, pritet të dominojnë seancën e sotme. Pezullimi i Drejtorit të Policisë së Shtetit, Haki Cako, apo qëndrimet e ndërkombëtarëve për dështimin e kompromisit për reformën në drejtësi, pritet të jenë disa nga çështjet më të nxehta të debatit në sallën e parlamentit. Opozita ka kërkuar kryeministrin Edi Rama, të cilin e ka pyetur përse nuk ka firmosur shkarkimin e Elvis Rroshit.
“A do të kemi nderin ta kemi kryeministrin sot në seancë dhe ta pyesim se ku e ka Roshin dhe pse nuk e ka firmosur ende shkarkimin e kryebashkiakut?’, pyeti kryetari i grupit të PD-së, Edi Paloka.
Drejtuesja e seancës, nënkryetarja e Kuvendit Valentina Leskaj, pohoi se kryeministri do të vijë në parlament dhe se përgjigjen për këtë çështje do ta marrin prej tij.
Rendi zyrtar i punimeve të Kuvendit parashikon diskutimin e dy pr/ligjeve, “Për ndërmarrjet sociale” dhe pr/ligji “Për shërbimet”, si dhe të dekretit të Presidentit që ktheu për rishqyrtim në parlament ligjin “Për marrëveshjet ndërkombëtare.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here