Nis prishja e Stadiumit Qemal Stafa me urdhër të Erion Veliaj

0
204

s1Kanë filluar sot veprimet e para për të përgatitur prishjen e stadiumit Qemal Stafa. Një sërë mjetesh të rënda po ndërhyjnë për të krijuar aksesin teknik për operacionin e prishjes.

Ndërkohë, të gjithë operatorët ekonomike dhe institucionet e tjera që kanë patur me qira mjedise të stadiumit ishin urdhëruar të lironin mjediset që më datë 6 qershor dhe një pjesë e tyre kanë filluar të largohen.

Para disa ditësh, Bashkia e Tiranës i ka dhënë leje Kompanisë Shoqëria Sportive Kuq e Zi të fillojë prishjen e stadiumit, edhe pse ende nuk është përfunduar projekti teknik i stadiumit të ri dhe nuk ka filluar asnjë procedurë për marrjen e lejes së ndërtimit të tij.

Ky vendim i Kryebashkiakut Veliaj është veprim i qëllimshëm për ta bërë fakt të kryer ndërtimin e stadiumit të ri, pavarësisht se i gjithë procesi ikëtij projekti ka qenë jotrasparent dhe ka ngjallur kundërshit publike. Për të shmangur përfundimisht çdo kundërshti, Zoti Veliaj ka vendosur ta prishë stadiumin.

Edhe pse leja për ndërtimin e stadiumit të ri është përgjegjësi e Këshillit Kombëtar të Territorit, prishja e godinave ekzistuese bëhet me vendim bashkiak.

Që të merret leja për stadiumin e ri duhet që, ndër të tjera, të bëhet një Vlerësim i Ndikimit në Mjedis (VNM) të ndërtimit dhe të zhvillohen dëgjesa me publikun sipas procedurave të caktuara me ligj.

Bashkia e Tiranës nuk ka zbatuar asnjëherë procedura të tilla për dëgjesat publike duke i zëvendësuar ato me takime me skenarë të përgatitur me militantë dhe punonjës publike, të cilat i ka shitur si degjesa publike. Madje ajo nuk ka bërë asnjëherë studime për ndikimin në mjedis të ndërtimit të veprave publike.

Duket se ajo do të ndjekë të njejtën mënyrë edhe për stadiumin e ri, duke shënuar një skandal të ri.

 

s4

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here