Monroe legjenda e pa vdekshme e bukurisë dhe artit

0
180

download (8) download (9)

 

Marylin Monroe karrieren e saj fillimisht e ka filluar si modele, për t’u bërë më pas aktore që do të shënonte historinë për t’u përmendur deri në ditët tona, e më gjatë.

 

  • Marylin për punën që bënte paguhej shumë pak. Për filmin, “Something got to Give” që e kishte lënë në gjysme, ajo ishte paguar vetëm 100,000 dollarë, ndryshe nga Elizabeth Taylor e cila në të njëjtën kohë kishte marrë 1 milion dollarë për Kleopatrën, ishin shumë pak.Por gjithsesi ajo vdiq si milionere. Në vitin 1962 ajo ishte pushuar nga kompania Tëentieth-Century Fox, pas vonesave kronike dhe mos paraqitjet në pune. Por më 1 gusht, 4 ditë para vdekjes se saj, ajo ishte ripunësuar në këtë kompani, për 1 milion dollarë.
  • Ajo e kishte pothuajse të pamundur t’i mësonte tekstet e filmave.
  • Marylin ishte figura kryesore në fotografinë e kopertinës së muajit në revistën Play Boy në vitin 1953.
  • Ajo kishte disa emra. Në çertifikatën e saj të lindjes shkruhet se emri i saj ishte Norma Jeane Mortenson, ishte pagëzuar si Norma Jeane Baker, ndërsa njihej me emrat Jean Norman dhe Mona Monroe, ne hotele nënshkruhej si Zelda Zonk ndërsa inicialet e saj skenike ishin Jean Adair. Ligjërisht ajo e ka ndërruar emrin në Marylin Monroe në mars të vitit 1956, kur vetëm ishte bërë yll.
  • Marylin Monrore ka jetuar për një vit në jetimoren e Los Angeles.
  • Është thënë se ajo po planifikonte të rimartohej me Joe DiMaggio në kohen kur vdiq. Pasi martesa e tyre dështoi, DiMaggio përfundoi ne terapi, ku luftoi për disa muaj me betejën ndaj alkolit.
  • Marylin ishte e apasionuar pas kafsheve, veçanërisht pas qenve.
  • Në moshën 16 vjeçare, para se te martohej me Joe DiMaggion dhe Arthur Miller, ajo ishte e martuar me James Dougherty. Pas ndarjes se tyre ai ishte bërë detektiv, dhe u braktis nga gruaja pasi shkonte që t’i shihte filmat e Marylin Monroe.
  • Monroe është gruaja e dytë në botë që arriti të kishte një kompani produksioni të veten. (Mary Pickford ishte e para). Asaj i pëlqente që të ecte e zhveshur. Në mesin femrave të punësuara nëpër studio, që ishin artiste grimi, shërbëtore dhe frizere, ajo sillej e zhveshur. Shumë nga miqtë e saj besojnë se ajo është vrarë. Në mesin e të dyshuarve janë vëllezërit Keneddy, Robert dhe John. Mafiozi Sam Giancana dhe psikiatri Ralph Greenson.
  • Ajo ishte kuzhiniere e shkëlqyer sidomos për përgatitjen e midhjeve. Kur shkrimtarët e gazetës New York Times, kishin provuar që ta shkruanin receptin e saj, kishin deklaruar se ishte mjaft e komplikuar. Një raport në New York Times, thoshte se numri i vetëvrasjeve në New York ishte rritur pas vdekjes së saj, mesatarja 12 në ditë. Një person që kishte vrarë veten kishte lënë një shënim ku thuhej: “Nëse krijesa më e bukur në botë vdiq, nuk ka më arsye për të jetuar, dhe nuk do jetoj as une”.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here