Itali/ Policia arreston njeriun e gabuar, në kërkim të gjeneralit të trafikut të emigrantëve nga Afrika në BE

0
159
Miqtë e një burri të ekstraduar në Itali të martën për kontrabandën e emigrantëve, thanë se policia ka arrestuar njeriun e gabuar, njofton BBC.
Prokurorët besojnë se Mered Medhanie, i njohur si Gjenerali, është “zemra” e operacionit për të nisur nga emigrantët nga Afrika në Europë.
Një zyrtar eritreas tha se Mered u mbajt në Sudan në maj dhe u dërgua në Romë të martën.
Por miqtë e këtij njeriu, tha BBC, thanë se ishte bërë një gabim në identiteti dhe ai ishte i pafajshëm. Sipas tyre ai quhej Mered Tesfamariam.
Një zëdhënës i Agjencisë Kombëtare të Krimeve në Britani, i përfshirë në operacion, tha për AFP se kishin bashkëpunuar me partnerët e tyre. “Ky është një operacion bashkëpunimi shumë kompleks dhe është shumë shpejt për të spekuluar me këto pretendime.”
Një zyrtar i lartë i Policisë Italiane tha për BBC se ai nuk ishte në dijeni të ndonjë hetimi për identitetin e të dyshuarit. BBC nënkuptoi se policia italiane ende beson se ka kapur personin e duhur.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here