Intervista/Ansi Agolli, ja objektivat për Euro 2016 dhe këshilla për lojtarët e rinj

0

Ansi Agolli, ka treguar për faqen e internetit të FSHF-së se ka bindjen që kombëtarja mund të paraqitet mirë në Europian dhe se ka si objektiv konfirmimin e rezultateve të arritura në fazën kualifikuese.

Loading...

Si ndiheni për faktin qe Kombëtarja Shqiptare e Futbollit do të luajë në Kampionatin Europian, ‘’Francë 2016’’?

Që në moshë të vogël, kur kam filluar të luaj futboll, ka qenë ëndrra ime ta shoh ekipin kombëtar pjesë të një kompeticioni të madh si Kupa e Botës ose Kampionati Europian. Shumë shqiptarë, kudo nëpër botë, dëshironin që kjo të bëhej realitet, dhe ja ku jemi, ëndrrën e kthyem ne realitet, jo vetëm si shqiptarë, por edhe si futbollistë. Në fakt, ndihem i bekuar.

Kjo është pjesëmarrja e parë për ekipin e Shqipërisë në Kampionatin Europian. Çfarë mendimi keni për këtë mundësi historike?

Në vitet e shkuara ne kemi arritur pak rezultate te mira kundrejt disa ekipeve kundërshtare dhe kaq. Tashmë jemi pjesë e këtij evenimenti të madh dhe do të ndeshemi kundër ekipeve më të mira të Europës. Ky kampionat është një shans i madh për mua dhe për shokët e skuadrës. I gjithë populli do të na shikojë dhe ne do të përpiqemi t’i përfaqësojmë sa më mirë të jetë e mundur, në këtë kompeticion. Ne shpresojmë t’i gëzojmë ato edhe një herë.

Kur i keni pasur fillesat me futbollin? Kur keni filluar të luani si futbollist profesionist?

Fillova të luaj me top që fëmijë, me babain, në qytetin tim të lindjes (Tiranë). Gjatë asaj kohe në Shqipëri, ishte shumë e vështirë të gjeje ose të blije një top futbolli, por babai u kujdes që të mos më mungonte asnjëherë topi. Pas këtyre eksperiencave të para, fillova të luaj në rrugë me fëmijët e tjerë. Më pas fillova të luaj me akademinë e “KF Tirana”, në moshën 9 vjeçare. Ishte një kohë shumë e vështirë për Shqipërinë, dhe gjithashtu për futbollistët. Mbaj mend që ekipi kishte 30 lojtarë dhe vetëm tre topa për t’u stërvitur. Megjithatë ja dolëm, dhe debutimi me ekipin e parë të Tiranës erdhi në moshën 16 vjeçare.

Çfarë këshille do ju jepje lojtarëve të rinj shqiptar?

Mos ndaloni së ëndërruari, punoni fort dhe mos ndaloni së besuari se një ditë ëndrrat do të bëhen realitet.

Kush janë pritshmëritë dhe qëllimet tuaja personale për Kampionatin Europian 2016 ?

Pritshmëritë vetjake lidhen dhe me ato të ekipit. Ne nuk jemi një ekip shumë i famshëm dhe nuk kemi yje në përbërje, por të gjithë ne punojmë shumë fort dhe japim zemrën për lojën. Forca jonë është shpirti i ekipit. Ne jemi të fokusuar që të konfirmojmë rezultatet e kualifikueseve dhe të kalojmë fazën e grupeve, ky do të jetë një rezultat fantastik për ne.

Kush është ekipi juaj i preferuar në ‘’Euro 2016’’ ?

Gjermania dhe Spanja janë në krye të listës, por le të shohim se çfarë do të ndodhë gjatë kompeticionit

 

Ansi Agolli

Lindur më:11 Tetor 1982 (33 vjeç) Tiranë, Shqipëri

Gjatësia:1,79 m

Pesha: 70 kg

Ekipi: FK Qarabağ

Roli: mbrojtës

Këmba e preferuar: e majta

 

Loading...

Lini nje pergjigje