Ergys Kaçe: Në futboll nuk fiton kush është ekip i madh, por kush luan si skuadër

0

Ergys Kaçe duket se do ta fillojë Europianin si një lojtar stoli, pasi trajneri De Biazi ka bërë zgjedhje të tjera për mesfushën e kuqezinjve. Por futbollisti ka bërë të qartë se nuk ka pse të bëjë polemika për një gjë të tillë.

Loading...

“Trajneri është ai që vendos kush luan apo jo. Kush luan, e ndihmon skuadrën nga brenda. Kush nuk është në fushë, e ndihmon nga jashtë. Jemi 23 por luajnë 11, nuk mund të luajnë të gjithë, por të gjithë duhet të ndihmojmë ekipin.

Jo vetëm unë, por të gjithë ne që jemi këtu, jemi me fat që gjendemi në ndeshjet e Kampionatit Europian”, ishte mesazhi i qartë i Kaçes, i cili ka besim se Shqipëria mund ta ndryshojë statusin e jofavorites.

“Besoj se kemi ekip të mirë dhe e kemi treguar në ndeshjet që kemi bërë. Nëse luajmë si më parë, nuk do të kemi probleme. Në futboll nuk fiton kush është ekipi më i madh, fiton kush luan si skuadër”, theksoi mesfushori shtatshkurtër.

Loading...

Lini nje pergjigje