De Biassi: Europa duhet të bëjë tifo për ne, për këtë arsye

0
163

“Në fillim nuk më ofruan një projekt, por një aventurë për t’u jetuar. Vendimtar ishte fakti që mund të zgjedhja njerëzit, metodat, gj

“Sot Shqipëria është e përbërë nga 70% myslimanë, 20% ortodoksë dhe 10% katolikë. Djemtë e mi janë kosovarë, maqedonas, shumë janë të rritur në Zvicër. U kemi dhënë një fanellë të përbashkët fëmijëve të diasporës. Vijnë nga realitete të ndryshme, duan të rifitojnë kohën e humbur. Mishi ishte arsyeja kryesore e largimit të prindërve të tyre. Nuk u larguan për të jetuar më mirë, por thjesht për të jetuar. Tani skuadra ime është një projektim në fushë i ëndrrës së Brukselit. Europa duhet të bëjë tifo për ne”, tha De Biazi.

Trajneri mbrojti edhe futbollin që aplikon ai, i orientuar më shumë nga mbrojtja.

“Shpesh është nevojë, shpesh duhet të jesh mendjemprehtë. Për shumë vite, kundërsulmi është denigruar. Për snobizëm. Shumëkush mendon se është e lehtë të luash kështu, por në fakt duhet të lëvizësh të gjithë së bashku dhe të krijosh hapësira. Diferencën e bëjnë lojtarët e mëdhenj, është e lehtë të dukesh i bukur kur ke Neimar dhe Mesin”.

Pasi saktësoi se e kishte për krenari faktin që i ishte dhënë pasaporta shqiptare, De Biazi vlerësoi edhe një herë entuziazmin shqiptar. “Ne shpresojmë të kalojmë turin. Por në Shqipëri, futbolli është faktor gëzimi.

Është një nga mënyrat se si populli kërkon të kthehet të jetojë. Gëzimin që mbërritëm këtu nuk na e heq dot askush”.P.Sport

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here