Zvicra i refuzon azilin familjes nga Kosova për arsyen më qesharake të dëgjuar ndonjëherë

0
173

Rasti i familjes Halili nga Kosova ka bërë bujë në mediat zvicerane, për arsyen qesharake për të cilën atyre u është refuzuar azili në Zvicër. Mësohet se familjes me katër anëtare, prej 10 vjetësh rezidente në komunën Bubendorf, pjesë e kantonit të Baselit, i është mohuar azili, sepse kur dilnin në publik nuk visheshin me xhinse, por me tuta. Kreu i këshillit të komunës ka shpjeguar se komuniteti lokal ku jetonte familja kosovare i ka akuzuar se nuk sillen si zviceran, pasi shpesh shëtisnin me tuta. Gjithashtu, banorët janë ankuar se kosovarët nuk i përshëndesnin njerëzit e tjerë që takonin rrugës. Mediat shkruajnë se babai, nëna dhe 2 fëmijët e mitur i kishin kaluar të gjitha testet e njohjes së gjuhës, traditave dhe gjeografisë zvicerane, të nevojshme për njohjen e dokumenteve helvetike, por duket se kjo nuk ka mjaftuar për të fituar azilin në Zvicër.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here