“Pyesni Konsullin”/ Ambasada amerikane sqaron si të emigrosh në SHBA

0
180

Edhe dje, Ambasada amerikane në Tiranë ka zhvilluar sesionin pyetje – përgjigje me qytetarët shqiptarë që kanë interes emigrimin në SHBA për arsye të ndryshme. “Pyesni Konsullin” është një përmbledhje pyetjesh dhe përgjigjesh të përzgjedhura dhe të përgatitura nga Seksioni Konsullor në lidhje me tema në interes për qytetarët shqiptarë, të cilët dëshirojnë të vizitojnë, apo të jetojnë në Shtetet e Bashkuara. Ne duam të sigurohemi që aplikantët ku të  kenë informacion të saktë dhe të përditësuar. Pyetjet për Seksionin Konsullor mund të depozitohen në anglisht ose në shqip. Para se të postoni pyetjen tuaj në “Pyesni Konsullin”, sigurohuni që të vizitoni Pyetjet e Shtruara më Shpesh në faqen e internetit të Ambasadës Amerikane në linkun (http://albanian.tirana.usembassy.gov/iaminquiringabout.html) për të parë nëse pyetjes tuaj tashmë i është dhënë përgjigje. Ne nuk do t’i përgjigjemi pyetjeve që tashmë janë tek pyetjet e shtruara më shpesh. Ju lutemi, vini re se për shkak të natyrës publike të këtij forumi, ne nuk do t’i përgjigjemi pyetjeve personale, as nuk do të diskutojmë specifikat e rasteve individuale të vizave. Pyetjet që përmbajnë informacion privat, apo ato identifikuese do të fshihen për të mbrojtur privatësinë e aplikantëve. Megjithatë, ju jeni të mirëpritur të dërgoni çdo pyetje, që ka lidhje me një rast personal vize tek TiranaUSconsulate@state.gov. Për të pyetur në lidhje me shërbimet që ne ofrojmë për qytetarët amerikanë, ju lutemi vizitoni këtu faqen e internetit të Ambasadës Amerikane, ndërsa për pyetje specifike kontaktoni tek acstirana@state.gov.

 

Programi i Lotarisë

 

Informacioni rreth kontrollit të statusit të të regjistruarve për DV-2016 vazhdon që prej datës 3 Maj, 2015 deri në 30 shator 2016. Po kështu ka nisur kontrolli i statusit të regjistruarve të DV-2017 nga data 3 Maj, 2016 dhe do jetë në dispozicionin tuaj deri në 30 shator 2017, në faqen e internetit të Programit të Vizave të Shumëllojshmërisë. Nëse ju jeni përzgjedhur – Urime! Lutemi lexoni në faqen e Ambasadës Amerikane, nën paragrafin “Të Përzgjedhurit e Vizave të Lotarisë – Përgatitja për intervistën” për informacion mbi përgatitjen për intervistën tuaj.

 

Vini  re :

Të përzgjedhurit e Lotarisë duhet të përpiqen t’i dёrgojnë dokumentet nё Seksionin Konsullor mbi dy javё pёrpara datёs së tyre tё takimit. Nёse ju nuk e keni marrё akoma Garancinё Financiare dhe taksat nga sponsori nё SHBA, ju mund t’i sillni ato sё bashku me vizitёn mjekёsore nё ditёn e intervistёs. Dështimi për të siguruar qoftё edhe një nga dokumentet e kërkuara do të rezultojë në moskryerjen e intervistёs nё ditёn e caktuar dhe vonesa tё gjata. Lutemi të lexoni më shumë në faqen e internetit të Ambasadës Amerikane në Tiranë mbi mashtrimin. Gjithashtu, ju mund të kontrolloni Paralajmërimin e Departamentit të Shtetit dhe Paralamërimin e Komisionit Federal të Tregtisë mbi mashtrimet me Lotarinë DV (në anglisht).

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here