Kryebashkiakut të Perros Guirec jep parashakimin për Francë-Shqipëri, ja kush fiton…

0

Kryebashkiaku i qytezës së vogël franceze të Perros Guirec, Erven Leon, bën një parashikim të veçantë për kuqezinjtë para Europianit. Futbollistët dhe stafi i Kombëtares janë akomoduar prej disa ditësh në këtë qytezë, në pritje të finaleve të “Euro 2016” dhe atmosfera që kanë krijuar duket se ka ndikuar edhe tek qëndrimi i kryebashkiakut.

Në një intervistë televizive të dhënë për “TCH”, Leon beson se ndeshja Francë-Shqipëri do të dalë në barazim. “Mendoj se rezultati do të dalë 1- 1. Shoh një rezultat të mirë në Marsejë dhe më pas shumë media këtu në Perros. Shpresoj dhe uroj që Franca dhe Shqipëria të kualifikohen për në turin tjetër”,-thotë ai.

Parashikim i kryebashkiakut vjen dy ditë para se Franca të luajë ndeshjen e parë me Rumaninë, dhe kur shumë protagonistë të futbollit francez urojnë për një fitore të ekipit të tyre.

Ndërkaq, i pyetur për flamujt kuqezi në Perros Gurirec, kryebashkiaku thotë se i ka kërkuar dyqaneve që të mbajnë flamurin shqiptar dhe francezin njëkohësisht.

Lini nje pergjigje