Inflamacioni i bajameve, shkaktarët dhe mënyrat e kurimit

0
363

Është një nga sëmundjet më të shpeshta të fëmijërisë sidomos rreth moshës 5-6 vjeç. Poshtë moshës 3 vjeç dhe mbi 50 shihet rrallë. Shkaktarët mund të jenë virus ose bakterie.

Fillon me një rritje të temperaturës papritur dhe me ethe. Temperatura mund të shkojë deri në 39 gradë. Ka dhimbje të fytit dhe si pasojë e prekjes prej inflamacionit edhe të muskujve të fytit vihet re dhe vështirësi në gëlltitje. Shoqërohet me dhimbje koke, këputje, dhimbje kyçesh. Tek fëmijët mund të shkaktojë edhe dhimbje barku e të vjella. Mund të shkaktojë dhimbje veshi dhe infalmacionin e këtij organi (otitis media). Gjithashtu mund të vihen re edhe lenfadenopati të dhimbshme (enjtje të gjendrave).

Diagnoza vendoset me vizitën e bërë nga mjeku i cili vë re se bajamet janë të zmadhuara (hipertrofike) dhe të skuqura (hiperemike). Mund të ketë edhe eksuda mbi bajame (qelbëzim). Nëse janë shumë dhe të vogla si pikë atëherë e merr emrin tonsiliti folikular. Mukoza e gojës është e thatë si pasojë e marrjes së pakët të lëngjeve. Si test diagnostikues përdoret mbjellja (kultura) e fytit. Gjithashtu edhe me preparatin e fytit mund të punohet për gjetjen antigjenteve të streptokokëve beta hemolitik grupi A.

Në analizat laboratorike vihet re një leukocitozë (rritje e leukociteve, qelizave mbrojtëse të trupit). Nëse dyshohet për infeksion bakterial boja gram mund të jetë e dobishme. CRP ndihmon në diagnozën diferenciale mes bakterieve dhe viruseve. Nëse është e lartë infeksioni është bakterial.

Qëllimi i kurimit është të shkatërrojë infeksionin dhe të lehtësojë simptomat. Higjena e gojës dhe marrja e nevojshme elëngjave është shumë e rëndësishme. Për pastrimin e gojës mund të përdoren gargarat antiseptike. Për infeksionin duhen përdorur atibiotik (veçse kur dyshohet për infeksion bakteriel e jo viral), regjim shtrati, marrje e bollshme e lëngjeve .Edhe nëse nuk përdoret asgjë përsëri trupi e kufizon infeksionin por dhënia e ilaçeve kur duhet i ul ndjeshëm simptomat dhe pengon komplikacionet emundshme dhe të rrezikshme si sëmundjet e veshkave dhe ato reumatizmale. Si antibiotik këshillohet penicilina për 10 ditë.
Për heqjen e bajameve ka disa kritere të tjera që mjeku i merr parasysh dhe nuk duhet nxituar por duhet parë nëse është apo jo e nevojshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here