Infeksionet urinare gjatë shtatzanisë

0
2769

Infeksionet urinare janë një invadim bakterial i traktit urinar që përbëhet nga veshkat, ureteret(tubëzat lidhës mes veshkave dhe fshikëzës së urinës), fshikeza e urinës dhe uretra. Janë mjaft të shpeshta tek femrat dhe sidomos tek shtatzënat. Shkaku kryesor i predominimit në femra është afërsia e rrugëve urinare me anusin dhe  gjenitalet. Shtatzania ofron faktor shtesë lehtësues të këtyre infeksioneve.

Dallojmë  tre etnitete të ndryshme:

1_Bakteriuria asimptomatike

2_Cistit akut

3_Pielonefriti akut

Shkaktaret kryesore:

-E coli

-Gram pozitivet_streptokoku saprofit

stafilokoku aureus

enterokoku

-Proteus mirabilis

-Kleibsiela pneumonie

 

Rrugët e marjes së infeksionit janë disa:

 

Rruga hematogjene (përmes qarkullimit të gjakut): kjo përforcohet nga fakti se pervec traktit urinar E. Coli gjendet dhe në mukozën uterine duke u bërë shkak për aborte në tre mujorin e parë, lindje parakohe, hipotrofi fetale, vdekje fetale in utero.

Rruga ngjitëse: infeksioni kalon nga vulva, vagina që kolonizohen me baktere të ndryshme gjatë shtazënisë me mekanizmin e refluksit veziko ureteral, pra kalimi i urines nga fshikëza në uretere. Ritja e uterusit që në tre mujorin e parë të barrës bën që fshikëza të mos zbrazet plotësisht duke formuar kështu pellgje urine dhe rrjedhimisht kalim të urinës mbrapsht në uretere. Ngjitja bakteriale nga vagina ose dhe anusi favorizohen nga një higjenë jo e mirë, ushim jo i mirë.

Rruga zbritëse sindromi entero renal në këto raste meteorizmi (fryrja e barkut nga gazrat), konstipacioni (kapsllëku) ndikojnë në kalimin e E. Colit nga rrugët digjestive (zorrët) në rrugët urinare. Hormonet bëjnë të tyren, kështu estrogjeni favorizon ngjitjen bakteriale në uretere ndërsa progresteroni ul peristaltikën levizshmërinë e uretereve duke formuar dhe këtu pellgje urinare.

1_BAKTERIURIA ASIMPTOMATIKE SINJIFIKATIVE: nuk ka shenja klinike por sasia e baktereve në urinë është e konsiderueshme. E vetmja ankese e grave mund të jetë urinim i pakët kjo dhe nga marja e lengjeve në sasi te paket. Në analizë të thjeshtë urine shohim cilindra, leukocite. Në kulturë urine në përgjithesi gjejmë E. Coli. Nqs ngarkesa bakteriale më pak se 10 3-u

rina konsiderohet sterile, 103-105-persërisim analizën, me shumë se 10

-urinë e ngarkuar

Trajtimi është i pa evitueshëm me antibiotik të klasës së beta laktameve. Nqs nuk trajtohet në mënyrë të drejtë do kalojë në CISTIT AKUT

 

2-CISTITI AKUT-infeksion i fshikëzës urinare me klinikë të qartë. Urinim i shpeshtë i shoqëruar me djegie, pamundësia për të mbajtur urinën gjatë sforcove (kollë, tështimë, qeshje), dhimbje në fund të barkut, kontraksione të uterusit. Nqs kemi kontraksione pa ndonjë  shenjë tjetër duhet të mendojmë për një cistit akut. Kujdesi që duhet treguar është shumë i madh pasi mund të çojnë në abort ose lindje parakohe. Gjithsesi kujdes duhet bërë dhe për diferecimin nga kontraksionet braxton hicks që nisin nga 3 mujori i dytë, janë të padhimbshme, të çregullta dhe larg njëra tjetrës, ndryshimi i pozicionit, urininimi mund ti ndalin. Këto nuk përbëjnë asnjë rrezik. Cistiti akut në përgjithësi ka temperaturë që varion nga subfebrile në febrile maksimale. Në analizë  urine ngarkesa bakteriale është e shprehur. Trajtimi sigurisht bëhet me antibiotik shoqëruar me tokolitik preparate që shkrijnë kontraksionet uterine për të parandaluar rrezikun e abortit ose lindjes para kohe. Në mungesë të një trajtimi adekuat do kemi përparim të infeksioni në veshkë duke dhënë PIELONEFRIT AKUT.

 

3-PIELONEFRITI AKUT- Përvec shenjave lokale të cistitit ka dhe dhimbje mesi  me temperaturë febrile. Në këto raste gruaja duhet shtruar urgjent në maternitet. Zakonish kalon në 2 faza:

*Faza pre supurative  A-me zhvillim të mënjehërshem temperaturë të lartë 40c, rrahje të shpeshta të zemrës, zbehje, shenja  këto që vijnë duke u rënduar.

B-me zhvillim të ngadaltë, temperaturë subfebrile që vjen duke u rritur për 3-4 ditë, zbehje, rrahje të shpështa zemrës, tension i ulët,diare ose konstipacion.

*Faza supurative  që karakterizohet nga prania e bakterit shkaktar në gjak.

Diagnoza konfirmohet nga analiza e urinës.

Antibiotiko terapia ka ulur komplikacionet e nënës ndërsa ato të bebit në gra me temperaturë të lartë për 3-4 ditë variojnë. Mund kemi abort në 3 mujorin e parë të shtatzanisë, lindje premature ose parakohe, hipotrofi ose dhe vdekje in utero.

Trajtimi i zgjedhur bëhet me antipiretik (preparate që ulin temperaturën), Antibiotik me spektër të gjërë si psh cefalosporinat e gjeneratës së tretë, marrje lëngjesh në sasi të mëdha, tokolitik dezinfektant vaginal, ndalim i mardheniëve seksuale.

Rekomandime që vlejnë për çdo grua shtatzënë në cdo muaj qoftë:

-marrja e shumë lëngjeve

-higjenë e mirë seksuale: urinim dhe shpëlarje pas kontaktit

-higjenë e mirë personale

-ushqim korrekt me shumë fruta e zarzavate dhe jo të skuqura për të eliminuar konstipacionin

-ekzaminime rutinë urine dhe nqs  nuk ka shqetësime.

KUJDES!!! Antibiotikët kurrë mos i merrni në farmaci pa recetën e mjekut pasi vetëm një klasë e caktuar antibiotikësh janë të pa dëmshëm pëf fetusin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here