Basha: “Rama po i ushtron presion Gjykatës së Apelit për Haki Çakon, të shohim sa larg do shkojë”

0
142

“Kryeministri po ushtron presion mbi Gjykatën e Apelit për Haki Çakon, sepse përgjimet janë një kërcënim i vërtetë dhe se e vërteta do të zbardhet”. Ky është denoncimi publik i bërë sot nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, menjëherë pasi Çako e apeloi vendimin e Gjykatës së Tiranës, e cila e pezulloi atë nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe la në arrest shtëpie shefin e Forcës Operacionale dhe një specialit, për skandalin e përgjimeve. Por Basha e ka drejtuar gishtin ndaj Ramës si përgjegjësin kryesor.  “Kërcënimi i Ramës dje nuk u bë në emër të Saimir Tahirit, por është një investim i drejpërdrejtë vetëmbrojtjeje”, tha Basha. Kryetari i PD iu referua ndjesës publike që Rama i drejtoi qeverisë italiane, për përfshirjen e Italisë, sipas tij, në një hetim absurd dhe pjellë të një makinacioni të rëndomtë politik, pjesë e të cilës ai tha se është bërë prokuroria. “Dhe sa larg mund të shkojë ky kryeministrër për të mos zbardhur të vërtetën dhe për të mos bërë drejtësi, këtë po e shohim”, shtoi Basha. Ai theksoi se përgjimi nuk është cështje e opozitës, por e çdo qytetari, që është dhunuar në privatësinë e tij, gazetarë, politikanë, biznesmenë etj, është çështje e sigurisë kombëtare. Kryetari i PD i bëri thirrje kryeministrit edhe për të votuar Reformën në Drejtësi. “Dua t’i bëjë një thirrje sot të votojë Reformën në Drejtësi siç e kemi paraqitur me opsionet e rakorduara me Venecian. Opozita ka pranuar një nga versionet e Venecias. Nëse ka garanci më të mëdha se këto, jemi gati t’i pranojmë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here