Banka Botërore: Shqiptaria vendi me emigracionin më të lartë në rajon

0
151

Shqipëria rezulton vendi me nivelin më të lartë të emigracionit në rajon, sipas Bankës Botërore. Statistikat e saj tregojnë se emigracioni në pesë vitet e fundit ishte rreth 92 mijë veta. Në këto nivele rezulton edhe emigrimi në Serbi, por popullsia serbe është gati tre herë më e lartë se ajo në Shqipëri.

Vlerësimet e Bankës Botërore, nxjerrin në pah se Maqedonia dhe Bosnja kanë nivele të ulëta të emigrimit. Qytetaret e rikthyer ne atdhe, jane me te shumte se ata qe kane ikur.

Emigracioni rifilloi pas krizës së viteve 2008. Me këto ritme rajoni i Ballkanit sidomos Shqipëria është duke humbur avantazhin konkurrues, kapitalin njerëzor dhe krahun e lirë të punës.

Ekspertë të Bankës Botërore e kanë ngritur këtë shqetësim në disa studime të tyre. Për shkak të emigracionit masiv, dy vitet e fundit, vendi ynë renditet mes vendeve me potencial të lartë të riskut social. E kombinuar me një krizë fiskale, kjo e bën vendin jo të lakmueshëm për të bërë biznes, thuhet në raportin e Forumit Ekonomik Botëror për Rreziqet globale më 2016.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here