Amir Abrashi: Zvicra ka kualitet individual. Ne, kualitet ekipi

0
170

Mesfushori i Kombëtares shqiptare të futbollit, Amir Abrashi premton se do të japë maksimumin në fushë nëse trajneri Xhani De Biazi e zgjedh titullar në ndeshjen e parë me Zvicrën. Abrashi duket se i njeh mirë kundërshtarët e kuqezinjve në Grupin A, pasi më herët ka luajtur edhe më të rinjtë e Zvicrës U-21.

Në një konferencë për mediat të mbajtur pasditen e së mërkurës pranë hotelit në të cilin është akomoduar Kombëtarja në Francë, Abrashi tha se forca e kuqezinjve është grupi, ndërsa e Zvicrës, individualiteti.

“Ata kanë lojtarë të fortë, por edhe ne si ekip jemi shumë të fortë. Kualiteti jonë është ekipi, kualiteti i Zvicrës është individual. Unë do jap 100 për qind në lojë.”,-tha ai.

Mesfushori preferoi të shmgante termin ‘derbi’ për ndeshjen Shqipëri-Zvicër dhe e cilësoi sfidën si një “lojë për pikë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here