Turqi/Erdogan: Sulmi me 11 të vdekur, vepër e Partisë Punëtore të Kurdisanit

0

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka deklaruar se sulmi me bombë që ka ndodhur sot në qendër të Stambollit është vepër e Partisë Punëtore të Kurdistanit. Presidenti turk Erdogan shprehet se sulmi është i “pafalshëm”.

Loading...

Sipas Reuters Erdogan ka përsëritur se Turqia do të vazhdojë “deri në fund” luftën kundër terrorizmit.

“Sulmi në qytete të mëdha siç është Stambolli nuk është asgjë e re për Partinë kurde”, ka thënë Erdogan pasi që ka vizituar të plagosurit në spitalin që gjendet afër vendit ku ka shpërthyer bomba.

Shpërthimi me bombë ndodhi në një stacion autobusi në qendër të Stambollit, në një zonë të frekuentuar nga turistët. Nga shpërthimi së paku 11 persona kanë vdekur, në mesin e tyre edhe shtatë policë ndërsa 36 janë plagosur. Mësohet se shënjestër e sulmit terrorist ka qënë një autobus i Policisë.

Loading...

Lini nje pergjigje