Tiranë/ E la e dashura, ai e tërheq për flokësh në mes të pub-it

0
133

Gjykata e Tiranës ka përfunduar gjykimin për një 24-vjeçar të akuzuar për përndjekjen dhe mbajtjen peng për 48 orë të ish-të dashurës së tij. Sipas Gjykatës, në gusht të vitit 2015, një muaj pasi ishte ndarë nga e dashura e tij, i pandehuri Jurgen M. e ka gjetur atë në një nga lokalet e zonës së ish-Bllokut në kryeqytet. Me pretendimin se do të sqarohej për ndarjen, ai e ka tërhequr nga flokët dhe e ka futur me forcë në automjetin e tij. Dy netët në vijim ai e ka mbajtur vajzën me iniciale E.S. kundër dëshirës së saj në disa hotele në Tiranë. Në përfundim të gjykimit, i pandehuri Jurgen M. u shpall fajtor për akuzën e “përndjekjes” dhe të “heqjes së paligjshme të lirisë” dhe u dënua me 4 muaj heqje lirie.

DESHMIA E 24-VJEÇARIT

Referuar vendimit të Gjykatës, gjatë pyetjes në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime, i pandehuri Jurgen M. ka pranuar njohjen me kallëzuesen E.S. Ai ka pohuar se e ka pasur të dashur dhe nuk ka ushtruar dhunë ndaj saj, por e ka kapur nga krahu për t’u sqaruar në lidhje me ndarjen për shkak të xhelozisë dhe se ditën e ngjarjes kishte konsumuar alkool.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here