The Daily Mail për Kombëtaren Shqiptare: Nisi gjithçka me fitoren Greqisë, tani godasin në Euro 2016 (FOTO)

0

Kombëtarja Shqiptare vazhdon të zërë faqe cdo ditë në mendiat prestigjioze ndërkombëtare.

Shumë artikuj janë shkruar për këtë kualifikim historik për kombëtaren tonë, gjë që nuk është bërë kurrë më parë. Këtë herë gjendet në faqet e “The Daily Mail”.

Prestigjozja britanike ka shkruar për kuqezinjtë se janë një skuadër që ka bërë evolucion në futboll kohët e fundit, në një mënyrë tepër të habitshme dhe në një kohë rekord.

“Dikur Shqipëria njihej për Nënë Terezën, por asnjëherë për futbollin”, është batuta e përdorur nga gazetari anglez, i cili më pas vëren se jo shumë kohë më parë kjo përfaqësuese nuk ndryshonte shumë nga ajo e Luksemburgut dhe si arritjen më të madhe regjistron një fitore me Greqinë në vitin 2004. Ndërsa në këto eleminatore renditen fitorja në Aviero ndaj Portugalisë, dy barazimet me Danimarkën, tri pikët pas incidenteve të Beogradit, por edhe futbollistë që ia vlen t’i ndjekësh në Francë, si Taulant Xhaka, Lorik Cana, apo Elseid Hysa.

Ndërsa për posterat e yjeve të çdo skuadre, dedikuar pikërisht atyre që pritet t’i tërheqin ato drejt sukseseve të mundëshme, ku përfshihen Kristiano Ronaldo, Garet Bejl, Zlatan Ibrahimoviç, apo Pol Pogba, për Shqipërinë është përzgjedhur portjeri veteran Orges Shehi… Ndoshta një lapsus, ose ndoshta se i shkonte më së miri logjikës së diçiturës: “Më shumë se fluturimi i parë”.

34FBD91800000578-0-image-a-8_1465295123385 34FBD98900000578-0-image-m-7_1465295109433 34FBE78D00000578-0-image-a-10_1465295141899 19 34FBCBA900000578-0-image-a-1_1465293478205 34FBCBA900000578-0-image-a-1_1465293478205 (1) 34FBCEE900000578-0-image-a-4_1465295027792 34FBD0B600000578-0-image-a-9_1465295138767

 

 

Lini nje pergjigje