Prokurori Franco Roberti: Papa Francesku është në shënjestrën e sulmeve terroriste

0
191

“Papa Francesku mund të jetë në shënjestër të sulmeve terroriste”. Lajmi u bë i ditur nga prokurori i antimafias, Franco Roberti i cili theksoi se vëmendja e duhur e forcave të inteligjencës dhe bashkëpunimi me policinë do të parandalojë çdo atentat të mundshëm në Itali.

Në një intervistë televizive, prokurori i antimafias tha se një sërë përpjekjesh për sulme terroriste në Itali janë parandaluar në kohë. “Italia është një vend që rrezikohet nga atentatet, sipas informacioneve që disponojmë nga shërbimet sekrete perëndimore. Shkëmbimi i informacioneve është thelbësor. Për fat të keq, jo gjithmonë vendet, edhe të Bashkimit Europian, nuk janë të disponueshëm për bashkëpunim. Në disa raste ka patur rezerva, xhelozi të pajustifikuara.”- deklaroi prokurori Franco Roberti.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here