Odise Roshi në konferencë për mediat: E shoh veten titullar

0

Mesfushori i Kombëtares shqiptare të futbollit Odise Roshi e sheh veten si titullar në filanet e Kampionatit Europian që pritet të fillojnë pas pak ditësh në Francë.

Në një konferencë për mediat nga ambientet e hotelit në të cilën janë grumbulluar futbollistët e Kombëtares, Roshi tha se ai është stërvitur rregullisht me ekipin dhe e ndjen vetën në formë për të zbritur në fushë. “Është hera e parë, ne nuk duhet të kemi emocione apo presion, nuk kemi çfarë të humbim, të japim maksimumin tonë dhe të shpresojmë që do t’ia dalim. Deri tani pothuajse e shoh veten si titullar, por trajneri e di atë dhe çdo gjë vendoset ditën e fundit kush luan e kush nuk luan”,- tha ai për mediat. Duke komentuar ndeshjen me Ukrainën, mesfushori theksoi se kuqezinjtë zhvilluan një lojë të mirë, por pësuan dy gola që nuk i meritonin.

Lini nje pergjigje