Merkel gruaja më e fuqishme në botë për 2016-ën

0
118

Kancelarja gjermane, Angela Merkel është shpallur “Gruaja më e fuqishme në botë” për vitin 2016. Revista “Forbes” ka publikuar listën e personazheve me më influencë në botë, ku Merkel është renditur në vendin e parë.

Merkel është vlerësuar për sfidat ekonomike dhe politike të Bashkimit Evropian. Kancelarja Gjermane, ka udhëhequr vendin e saj me anë të një recesioni me paketa stimuluese dhe subvencione për kompanitë duke i sjellë Gjermanisë një suficit buxhetor prej 12.1 miliardë euro (13,1 miliardë dollarë) dhe një vlerësim maksimal nga agjencitë e vlerësimit të kreditit.

Ajo e përdori pushtetin e saj kundër ISIS, duke thyer tabunë post-naziste të epokës së përfshirjes së drejtpërdrejtë në veprimet ushtarake, duke dërguar armë për luftëtarët kurdë. Por akti i saj i fundit ka vulosur pushtetin dhe influencën e saj.

Me hapjen e kufijve të Gjermanisë me mbi 1 milion emigrantë nga Siria dhe vende të tjera myslimane, në vitet e fundit, Merkel ka vendosur të fitojë fuqinë e saj për strategjitë gjeopolitike dhe humanizmin absolut.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here